LAJMI I FUNDIT:

Lexus sjellë një edicion të ri special (Foto)

Lexus sjellë një edicion të ri special (Foto)

Kësaj rradhe, LC do të bëhet portokalli

Në fund të këtij viti, besohet se Lexus do ta sjellë një edicion të ri nga linja LC, transmeton Telegrafi.


Megjithëse nuk ka ndonjë konfimim, konsiderohet se kompania është e zënë duke e mbajtur të freskët këtë linjë me edicione speciale.

Edicioni i parë special i kësaj makine, kishte ngjyrë të kaltër të mbyllët në eksterier, teksa ngjyra portokalli dominonte brenda.

Tani, Lexus e ka prezantuar një makinë të re, të quajtur LC 500h, që ka ngjyrë portokalli, por nuk dihet nëse kjo është pamja që do ta ketë kur të del prej prodhimit.

Më shumë lajme rreth Lexus LC 500h, do të mësojmë gjatë zhvillimit të Barcelona Motor Show. /Telegrafi/