LAJMI I FUNDIT:

Lexus prezanton makinën e parë elektrike

Lexus prezanton makinën e parë elektrike

Në shfaqjen e veturave në Guangzhou në Kinë, Lexus prezanton makinën e saj të parë elektrike.

Lexus 300e UX, me një motor elektrik drejton boshtin e përparmë dhe sjell një fuqi prej 150 kW (204 kf) në rrugë.


Bateria ka një kapacitet prej 54.3 kWh dhe është instaluar në pjesën e poshtme të automjetit. Fuqia maksimale e karikimit është 50 kW, transmeton Telegrafi.

Duke përdorur një aplikacion në smartphone, drejtuesit e Lexus mund të lexojnë nivelin e baterisë dhe të shikojnë informacionin rreth stacioneve më të afërta të karikimit.

Përveç kësaj, mund të bëhet kontrolli automatik i klimës, ngrohja e sediljeve dhe dritareve, pra të gjitha këto mund të rregullohen nga aplikacioni.

Siç ka konfirmuar tashmë Lexus, UX 300e do të jetë në dispozicion në Evropë vitin e ardhshëm. Sa do të jetë çmimi i makinës elektrike, është ende e paqartë. /Telegrafi/