LAJMI I FUNDIT:

Lexus IS me motorin e njëjtë që Toyota Supra e ka huazuar nga BMW (Foto)

Lexus IS me motorin e njëjtë që Toyota Supra e ka huazuar nga BMW (Foto)

Me këtë rast BMW do të rivalizojë me vetën, pasi modeli IS është kundërshtari kryesor i 3 Series

Tashmë është bërë e ditur, se Lexus do ta lansojë sedanin e ri IS, në një të ardhme jo shumë të largët, transmeton Telegrafi.


Thuhet se mund të lansohet edhe versioni IS F, ndërsa spekulimet lidhur me të nuk kanë të ndaluar.

Best Car raporton se motorin me 3.0 litra që prodhon 335 kuaj fuqi të huazuar nga BMW, Toyota do ta shfrytëzojë edhe njëherë.

Duke parë suksesin e Toyota Supra, që nën kapak e ka të njëjtin motor, kompania që është në pronësi të Lexus, do ta vë sërish në përdorim.

Asnjëra prej kompanive nuk e ka ndërtuar këtë motor, ndërsa vendosja tij vjen në modelin IS, që është një ndër rivalët kryesore të BMW 3 Series.

Reporterët i kanë kontaktuar të tri kompanisë, ndërsa nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Deri më tani, për IS ishte thënë se do ta ketë një motor hibrid. /Telegrafi/