LAJMI I FUNDIT:

Lexus LQ do të vijë që të dominojë në tregun e makinave SUV

Lexus LQ do të vijë që të dominojë në tregun e makinave SUV

Ky është një crossover i nivelit të lart, për të cilin klientët kanë pritur një kohë të gjatë

Tani është bërë një kohë mjaft e gjatë, që kur Lexus e lansoi një makinë që e konsideron, ndërsa Car and Driver bën të ditur se kjo makinë do të vijë si modeli i ri LQ, transmeton Telegrafi.


Makina e bazuar në Lexus LS pritet të dominojë në tregun e makinave SUV, pasi do të jetë e fuqishme dhe me nivel të lartë luksi. Kur të lansohet brenda dy vitesh, ky model do ta zëvendësojë LX, që është në treg për rreth dhjetë vjet.

Dizajni i Lexus LQ, ishte parë dy vite më herët në Detroit Auto Show, si pjesë e LF-1 Limitless, derisa brenda pritet ta ketë motorin me 416 deri në 354 kuaj fuqi.

Sipas burimeve të afrëta me Lexus, ky model mund të arrijë edhe me kapacitet deri më 600 kuaj fuqi, për të arritur shpejtësi edhe më të lartë.

Të interesuarit për Lexus LQ, duhet të përgatiten për pagesë rreth 100 mijë euro, pasi ky model e ka çmimin e përafërt me BMW X7 dhe Audi Q8. /Telegrafi/