LAJMI I FUNDIT:

Lexus LC 500 do të arrijë me disa përditësime shumë të rëndësishme

Lexus LC 500 do të arrijë me disa përditësime shumë të rëndësishme

Ndryshime të lehta, që e bëjnë shumë më të përshtatshëm

Gjatë vitit që vjen, Lexus do ta sjellë LC 500 si kupe si dhe në versionin hibrid, vetëm se nuk është bërë e ditur, se sa do të kushtojë kur të lansohet, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, Lexus ka njoftuar se kur kjo makinë do të arrijë, do t’i ketë disa përditësime shumë të rëndësishme, kryesisht në brendi.

Dukja e jashtme nuk do të dallojë shumë nga modeli i fundit, derisa nën kapak do ta ketë motorin e njëjtë me 5.0 litra që prodhon 471 kuaj fuqi, derisa te makina hibride është motori me 3.0 litra që prodhon 354 kuaj fuqi.

Pesha e kësaj makine është reduktuar për dhjetë kilogramë, duke e bërë shumë më të shkathët.

Amortizatorët janë të kontrolluara në mënyrë elektronike, frenimi bëhet në mënyrë shumë më të butë, si dhe sistemi i pezullimit është përshtatur që të kalojë sa më lehtë nëpër kthesa.

I vetmi ndryshim ën pjesën e jashtme, është mundësia që të zgjidhen ngjyrat e reja, si dhe mundësia e porositjes së rrotave të reja me 20 inç.

Monitori me 10.3 inç, është gjëja kryesore në kabinën e kësaj makine, ku ofrohet edhe mundësia e Android Auto dhe Apple CarPlay. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Brenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura

Brenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura

Auto
Lamborghini përditëson logon

Lamborghini përditëson logon

Auto
Pastrimi i akumulatorëve: Në cilat automjete (nuk) është i nevojshëm dhe si bëhet!

Pastrimi i akumulatorëve: Në cilat automjete (nuk) është i nevojshëm dhe si bëhet!

Auto
E fitoi Ford Mustangun për ditëlindje, nën ndikimin e alkoolit e shkatërroi veturën e re – pamje nga aksidenti në Çeki

E fitoi Ford Mustangun për ditëlindje, nën ndikimin e alkoolit e shkatërroi veturën e re – pamje nga aksidenti në Çeki

Auto

"A e dini pse ju ndaluam?"- si t'i përgjigjeni kësaj pyetjeje të policisë rrugore

Auto
Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Auto
Kalo në kategori