LAJMI I FUNDIT:

Lexus GX i transformuar në një makinë të përkryer për të gjitha terrenet

Lexus GX i transformuar në një makinë të përkryer për të gjitha terrenet

Makinë e transformuar, për ata që duan të shkojnë për të udhëtuar në pjesë malore, por më shumë stil

Konsiderohet është ndër modelet më të vjetra të Lexus, ndërsa është në treg në këtë formë që nga viti 2010, transmeton Telegrafi.


Pas një dekade në shitje, GX është transformuar në një makinë të përkryer për të gjitha terrenet, si pjesë e pakos Off ROad Package, derisa Lexus Security Sistem vjen si standard.

Brenda do të vazhdojë ta ketë motorin me 4.8 litra V8 që prodhon 301 kuaj fuqi, ndërsa thuhet se është Lexusi më i fuqishjëm që paratë mund të blejnë, por nuk tregohet se sa kushton. Modeli GX është prezantuar gjatë vitit të kaluar, si koncept i quajtur GXOR.

Derisa këtë vit, Lexus e ka prezantuar në Kanada verisonin e përditësuar si GX Overland Concept, në Montreal International Auto Show. Së bashku me LC Convertible, Lexus e prezantoi këtë model të ri, si pjesë e festimeve për shënimin e 30 vjetorit në Kanada.

“Të dy konceptet e kanë të bashkuar, pasionin tonë për dizajn të bukur, si dhe dëshirën për të vozitur. Megjithëse duken si të kundërta, të dyja e kanë filozofinë dhe përkushtimin e njëjtë, të një makinë për terrene të vështira”, ka thënë Robert Tsang, drejtor i Lexus në Kanada.

I bazuar në GX 460 Executive Package, me modifikimet e duhura, ky Lexus është bërë shumë i përshtatshëm për të gjitha terrenet dhe me dukje shumë të mirë. /Telegrafi/