Lexoma “ballin” e më zgjo nga gjumi: Metoda unike për të zbritur në stacionin e duhur (Foto)

Një grua që po udhëtonte me tren në Britani të Madhe, është kujdesur që të mos i ikte stacioni teksa ishte në gjumë.
Ajo e ka vendosur një letër në ballë, ku shkruante: “Më zgjoni në Harpenden”, transmeton Telegrafi. Kështu, udhëtarja ka fjetur e qetë dhe e pashqetësuar!
“Sapo arritëm te stacioni i duhur, një burrë u afrua dhe e zgjoi nga gjumi”, ka shkruar Jordan Miguel, përbri fotografisë së postuar në rrjete sociale.
“Alarmi më i mirë për të mos ikur stacioni”, si dhe “këtë skenë të mençur, nuk e shohim çdo ditë”, janë dy nga komentet që kanë marrë më së shumti pëlqime. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/08/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































