LAJMI I FUNDIT:

Lëvizjet e çuditshme të balenës, imitonte zhytësin që e kishte në afërsi (Video)

Lëvizjet e çuditshme të balenës, imitonte zhytësin që e kishte në afërsi (Video)

Zhytësi Pablo Prieto, ka përjetuar momentin e rrallë, kur një balenë kreu disa lëvizje të çuditshme, duke imituar rrotullimin që bëri ai.

Derisa anëtarët tjerë të grupit qëndronin anash, ishte më e reja prej tyre që u afrua pranë zhytësit që ndodhej në një bregdet të Mo’orea në Tahiti, transmeton Telegrafi.


Ai kaloi afro dy orë në të njëjtën hapësirë, me gjallesën e gjatë rreth tetë metra, gjatësi e një autobusi të zakonshëm.

Sipas zhytësit, kjo balenë qëndronte afro 50 metra larg grupit, ndërsa ishte shumë e shoqërueshme me të. Derisa ai u rrotullua dhe ajo nisi ta imitonte, sjellje e pazakontë që zgjati rreth 20 minuta.

“Më shikonte me sytë e mëdhenj, teksa duke sikur ishte shumë e buzëqeshur. Jam ndjerë i sigurt gjatë tërë kohës” ka thënë Prieto.

Kur përfundoi lojën me zhytësin, balena është kthyer sërish te grupi, ndërsa ai arriti të kapte këtë moment që e përshkruan se përjetohet vetëm njëherë në jetë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Kjo fotografi ka shkaktuar të qeshura në Kroaci

Kjo fotografi ka shkaktuar të qeshura në Kroaci

Fun
Nuk kishte para për të blerë shtëpi, adoleshenti nga Britania transformon garazhin e prindërve – iu deshën vetëm 15 mijë funte

Nuk kishte para për të blerë shtëpi, adoleshenti nga Britania transformon garazhin e prindërve – iu deshën vetëm 15 mijë funte

Interesante
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Gratë u ankuan se tregtarët i shikonin me përbuzje kur blinin një veturë

Gratë u ankuan se tregtarët i shikonin me përbuzje kur blinin një veturë

Fun
A mund ta gjeni brenda 10 sekondash, kaktusin e fshehur në mesin e dhjetëra llojeve të ndryshme të luleve?

A mund ta gjeni brenda 10 sekondash, kaktusin e fshehur në mesin e dhjetëra llojeve të ndryshme të luleve?

Interesante
Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Interesante
Kalo në kategori