LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Vetëvendosje: Rezoluta do ta legjitimonte aventurën personale të Hashim Thaçit

Lëvizja Vetëvendosje:  Rezoluta do ta legjitimonte aventurën personale të Hashim Thaçit

Partitë opozitare nuk do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për harmonizimin e rezolutës së propozuar nga koalicioni qeverisës për dialogun Kosovë – Serbi.

Zëdhënësja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Tinka Kurti, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nuk do të marrin pjesë në takime të tilla pasi rezoluta e tillë veç do ta legjitimonte aventurën personale të Hashim Thaçit.

Sipas saj, takimet e tilla të nevojshme vetëm për Thaçin, janë të padobishme për Kosovën.


“Ne e kemi kundërshtuar këtë rezolutë e cila veç do ta legjitimonte aventurën personale të Hashim Thaçit. Atij i duhet një dokument i Kuvendit që të ngarend te Vuçiqi. Prandaj, takimet e tilla të nevojshme vetëm për Thaçin, janë të padobishme për Kosovën”, ka shtuar Kurti.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), përmes një komunikate për media ka sqaruar se disa herë i ka bërë të qarta para opinionit dhe anëtarësisë së saj qëndrimet për dialogun me Serbinë.

Siç thuhet LDK është e gatshme të takohet me të gjitha partitë parlamentare për t’u marrë vesh për datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe orientimet për dialogun pas këtyre zgjedhjeve.

“Këto qëndrime duhet të jenë të qarta edhe për kryetarin e Kuvendit. Si parti politike, më e madhe në Kosovë, qëndrimet tona i shpalosim para anëtarësisë dhe qytetarëve tanë, kurse në Kuvend përmes grupit tonë parlamentar. LDK-ja është e gatshme të takohet me të gjitha partitë parlamentare për t’u marrë vesh për datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe orientimet për dialogun pas këtyre zgjedhjeve”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Telegrafi provoi të marr edhe qëndrimin e Partisë Socialdemokratike (PSD), mirëpo një gjë e tillë ishte e pamundur të realizohej.
Ndryshe, takimi pritet të mbahet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

Lajme
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Lajme
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Kalo në kategori