LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja ​FOL: Agjencia Kundër Korrupsionit ka dështuar në zbatimin e Ligjit për Deklarimin e Pasurisë

Lëvizja ​FOL: Agjencia Kundër Korrupsionit ka dështuar në zbatimin e Ligjit për Deklarimin e Pasurisë

Asnjë nga ministrat dhe zëvendësministrat në Qeverinë Haradinaj dhe në atë udhëhequr nga Avdullah Hoti nuk e kanë deklaruar pasurinë kur e kanë dorëzuar mandatin, ndërsa në Qeverinë Kurti 1 vetëm 15 prej tyre e kanë bërë deklarimin e pasurisë kur e kanë dorëzuar detyrën zyrtare.

Por, pavarësisht mos deklarimit të pasurisë, të njëjtit nuk figurojnë në listën e personave që nuk e kanë deklaruar pasurinë, publikuar në faqen zyrtare të Agjencisë Kundër Korrupsion.

Këto të dhëna janë publikuar në raportin e Lëvizjes FOL e cila ka monitoruar deklarimet e pasurisë për tri qeveritë e kaluara.

Mexhide Demolli – Nimani, drejtoreshë ekzekutive në Lëvizjen FOL, derisa ka prezantuar raportin në një konferencë për media, ka thënë se Agjencia Kundër Korrupsion ka dështuar në zbatimin e ligjit për deklarimin e pasurisë.

“Nuk e kemi publikuar raportin pa pasur sqarime shtesë prej Agjencisë, nuk ka pasur sqarime shtesë. Kemi kërkuar se me çfarë baze ligjore disa ministra, se në këtë rast janë ministrat e zëvendësministrat, kryeministrat fokus i këtij raporti, kemi kërkuar përgjigje nga ta se me çfarë baze ligjore disa persona janë amnistuar nga deklarimet siç e parasheh ligji me marrje të mandatit apo dorëzim të mandatit. Nuk ka pasur një përgjigje të tillë. Ata kanë thënë se vetëm lista që e kanë si agjenci që ua japin edhe zyrtarët kontaktues nëpër institucione vetëm ajo listë që kryesisht është me deklarim të rregullt që bëhet, se kush e ka deklaruar dhe kush nuk e ka deklaruar. Do të thotë agjencia me këtë rast ka dështuar në zbatimin e këtij ligji që e ka edhe obligim ligjor me mbikëqyr zbatimin e këtij ligji”, ka thënë Demolli – Nimani.

Ndërsa Albana Hasani ka prezantuar të gjeturat kryesore të raportit sa i përket respektimit të afateve ligjore nga ministrat dhe zëvendësministrat në Qeverinë Haradinaj, Qeverinë Kurti 1 dhe Qeverinë Hoti.

“Nga 131 ministra dhe zëvendësministra të Qeverisë Haradinaj vetëm 61 nga ta kishin respektuar afatet ligjore për deklarimin e pasurisë me rastin e emërimit në detyrë, dhe deklarimin e rregullt vjetor, mirëpo asnjëri nga ta nuk e ka deklaruar pasurinë me rastin e shkarkimit nga detyra apo me rastin e dorëzimit të mandatit. Nga 45 ministra dhe zëvendësministra të Qeverisë Kurti 1 vetëm 20 nga ta e kanë deklaruar pasurinë me rastin e emërimit në detyra zyrtare, ndërkaq vetëm 15 nga ta e kanë bërë deklarimin e pasurisë me rastin e dorëzimi të detyrës apo me rastin e shkarkimit. Ndërkaq në fund, nga 77 ministra dhe zëvendësministra të Qeverisë Hoti vetëm 32 prej tyre e kanë deklaruar pasurinë me rastin e emërimit në detyrat zyrtare, ndërkaq asnjëri prej tyre nuk e ka bërë deklarimin e pasurisë me rastin e shkarkimit apo me rastin e dorëzimit të detyrave zyrtare”, ka thënë Hasani.

Në këtë raport nuk është i përfshirë deklarimi i rregullt vjetor që është publikuar së fundi nga Agjencia Kundër Korrupsion.

Lëvizja FOL ka dhënë disa rekomandime, ndër të tjera, ka kërkuar që të rritet vigjilenca e zyrtarëve publik në lidhje me respektimin e afateve ligjore për deklarimin e pasurisë me rastin e emërimit, deklarimin e rregullt vjetor dhe deklarimin me rastin e përfundimit të mandatit apo shkarkimit nga detyra.

Gjithashtu, FOL ka rekomanduar të largohet kategoria e mjekëve, profesorëve dhe asistentëve universitar nga lista e subjekteve deklaruese të deklarimit të pasurisë, që parashihet të bëhet në Ligjin e ri për Deklarimin e Pasurisë.

Sipas lëvizjes, Ligji duhet të fokusohet në zyrtarët e lartë publik dhe në disa kategori të tjera që janë potencialisht më të ekspozuara ndaj korrupsionit.

Pas prezantimit të raportit, Lëvizja FOL ka rekomanduar gjithashtu që të largohet mundësia e pranimit të dhuratave të rastit nga zyrtarët publikë. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori