LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa: Shëndetësia, edhe një sëmundje e vendit tonë

Lëvizja Besa: Shëndetësia, edhe një sëmundje e vendit tonë

Lëvizja Besa përmes një kumtese në Telegrafi Maqedoni ka reaguar për gjendjen e sistemit shëndetësor në Maqedoni.

‘Sot kur shënohet Dita Botërore e Shëndetësisë (dita e themelimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë), kur në mbarë botën bëhet bilanci i suksesit të shëndetësisë, ky është edhe një moment i rëndësishëm që ta shohim se në çfarë gjendje është shëndetësia edhe në vendin tonë. Sipas një tradite për përzgjedhjen e një sëmundjeje për fokusim vjetor, këtë vit si problematikë shëndetësore me përmasa pandemike është zgjedhur depresioni, ndërsa fushata realizohet nën moton “Le të bisedojmë !”.


Sipas të dhënave të OBSH-së, rreth 322 milionë njerëz në botë vuajnë nga depresioni (4,4 % e popullsisë botërore) dhe ky problem shëndetësor është shkaku kryesorë i mbi 800.000 vetëvrasjeve në vit, që paraqet njëkohësisht shkaktarin e dytë të vdekshmërisë në botë te popullata e re e moshës 15-25 vjeç.

E kur vështrojmë brenda, duhet të themi se Republika e Maqedonisë, fatkeqësisht, këtë ditë duhet ta shënojë si ditë zie për sa i përket shëndetësisë, ngase në radhitjen e 35 vendeve europiane , sipas cilësisë së shërbimeve shëndetësore, vendi ynë është në vendin e parafundit.

Po ashtu edhe depresioni është në rritje te qytetarët e Maqedonisë viteve të fundit, kjo për shkak kushteve të vështira për jetë dhe varfërisë se skajshme, që ka ardhur si rezultat i politikave të dëmshme të pushtetit të deritanishëm.

Sidoqoftë, Lëvizja BESA, përfiton nga rasti që t’u urojë të gjithë qytetarëve që të kenë një vit të shëndetshëm dhe njëkohësisht shpreh keqardhje që ky pushtet në ikje, në vend që të investojë në shëndetin të gjallëve, ai i keqpërdori paratë e qytetarëve dhe u fali atyre sëmundje e depresion.

Këtu nuk mund të mos ritheksojmë se mbetemi të përkushtuar që sistemi shëndetësor në Maqedoni të rikuperohet përmes krijimit të kushteve që do të mundësojnë shërbime sa më kualitative për të gjithë qytetarët’. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Lajme
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Politikë
Kalo në kategori