LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja BESA: Rrënuesit e shtetit nuk mund të akuzojnë për ndarje

VMRO-DPMNE dje ka përmendur Lëvizjen Besa si destabilizues dhe inkurajuese të LSDM-së për të destabilizuar Maqedoninë. Për këtë, Lëvizja Besa ka reaguar me një komunikatë të drejtuar Telegrafit në Maqedoni duke thënë ”Një parti që e solli vendin në këtë derexhe me këtë varfëri, që e largoi nga euro-integrimi, që shkaktoi kaq krime e manipulime, që bëri kaq abuzime me pushtetin, madje edhe vrasje dhe montime të proceseve gjyqësore, si “Monstra” e “Kumanova”, me çka e ka sjellë vendin buzë greminës, ka më së paku të drejtë ta akuzojë dikë për ndarje. ” thonë nga Lëvizja Besa.

Më tej Lëvizja Besa thotë ”RIDEFINIMI, sipas platformës së publikuar të Lëvizjes BESA qysh në mars të vitit të kaluar, nënkupton një RIDEFINIM të saktë të shtetit, në një marrëveshje shqiptare-maqedonase – pa e paragjykuar epilogun, ku shteti e shoqëria nuk do të jenë asimetrike siç janë sot, por ku shoqëria multietnike do të reflektohet edhe me shtet multietnik. Kjo, sipas nesh, është zgjidhja e vetme për Maqedoninë.” përfundon Lëvizja Besa./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori