LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa: Qeveria e Maqedonisë së Veriut të distancohet nga projekti “Ballkani i Hapur”

Lëvizja Besa: Qeveria e Maqedonisë së Veriut të distancohet nga projekti “Ballkani i Hapur”

As që dyshonim ndonjëherë se kjo Qeveri është kahëzuar në drejtim të realizimit të projekteve serbo-ruse, por me “aktin” e djeshëm “vulosën” paralajmërimet e Lëvizjes Besa të cilat dëshmonin se përbërja qeveritare është “mashë” në duart e projekteve anti kombëtare, tha sot në konferencën për shtyp sekretari i Lëvizjes Besa, Abdush Demiri.

“Pas disa përpjekjeve që të konkretizohet projekti “Ballkani i Hapur”, Edi Rama si njëri nga nismëtarët kryesor hetoi planin e rikthimit të sundimit serbo-rus në Ballkan, përmes realizimit të projektit të sipërpërmendur dhe në deklarimin e fundit u shpreh kundër kësaj nisme të mbrapsht.
Për dallim nga qëndrimi i Kryeministrit shqiptar, kreu i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski ripotencoi që projekti “Open Ballkan” qenka nismë e ndritur, ngase përmes të njëjtit, popullata dhe mallërat do të qarkullojë më lirshëm, gjë e cila nuk ndodhi ngaqë edhe sivjet diaspora shqiptare u ballafaqua me pritjet e gjata nëpër kufij.


Kjo nuk mjaftoi për partnerin e koalicionit LSDM-BDI, e cila përmes “zëdhënësit” të Rrugëve të Maqedonisë –Ejup Rustemi, rikonfirmoi partneritetin në lidhje me këtë projekt, duke u ndje i ngazëllyer në përqafjet e Kryeministrit të Serbisë-Bërnabiq, promovuan “programin” e përbashkët mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut në pagesën e taksave rrugore”, tha Demiri.

Lëvizja Besa, theksoi ai, kërkon nga Qeveria e krimit dhe korrupsionit që të heq dorë nga projekti “Ballkani i Hapur”, sidomos kur në këtë nismë anashkalohet Kosova.

Projektet e përbashkëta, shtoi Demiri, realizohen vetëm duke pasur fqinjësi të mirë me bazament njohjen e ndërsjellë, dhe asesi duke kryer krime ndaj një populli, të cilit nuk i kanë kërkuar falje dhe akoma nuk ka asnjë aktvendim përgjegjësie kundër fajtorit të shpallur edhe nga faktorët ndërkombëtar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori