Lëvizja Besa: Nuk do ta mbështesim Talat Xhaferin për kryetar Kuvendi
Përkitazi me propozimin e treshes LSDM-BDI (Aleanca), që sot është dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, që Talat Xhaferi të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit të R. së Maqedonisë, Lëvizja BESA e njofton opinionin se nuk do ta mbështesë një kandidaturë të këtillë për faktin e thjeshtë se ky është një propozim i imponuar, njofton Lëvizja Besa përmes një kumtese në Telegrafi Maqedoni.
‘Në fakt, ashtu siç kemi njoftuar më parë, ne e kemi pasur propozim-kandidatin tonë me kredibilitet dhe pa bagazhe korrupsioni, krimi e shkelje të ligjit dhe këtë e bëmë në emër të perspektivës së vendit dhe të proceseve reformatore dhe integruese, por ai nuk u mor parasysh nga treshja e sipërpërmendur. Kjo i bie se, mes një kandidati të BESËS dhe një kandidati të BDI-së, LSDM-ja vendosi të jetë me BDI-në.
Andaj nuk mund të mos ritheksojmë se, sipas fjalës së urtë shqipe, se “Dita e mirë shihet n’sabah.”, sot përfundimisht ranë maskat për “epokën reformatore”, për “rrëzim të regjimit” dhe për “ndryshimin e kursit të vendit”. Ish ministri i Nikolla Gruevskit, i gjykuari për kërcënim me vdekje ndaj personit zyrtar më 2008, ministri që abuzonte me detyrën dhe u jepte honorarë kujt si ia kishte qejfi, për çka mori vërejtje serioze nga Komisioni për Antikorrupsion, sot propozohet të jetë emri i parë që do ta shënojë epokën e një qeverie reformatore. Nëse kështu fillojnë reformat, atëherë i bie se ne kemi perceptim të gabuar për termin reformë.
Nëse me BDI-në fillon hallka e parë e reformave, atëherë – ju faleminderit – por ne nuk mund të jemi pjesë e reformave të tilla. Partia që për dhjetë vite me radhë, në vazhdimësi, ia mbante ison Nikolla Gruevskit dhe bashkërisht ishin shkaktarët e kësaj krize, që na lanë pas vetes procese të montuara politike, varfëri, shpërngulje, largim nga integrimi, “Shkupin 2014” etj., nuk mund të sjellë reforma. Nëse besojmë se ata mund të jenë reformatorët, kjo i bie që të mos besojmë në vetveten tonë.
Me këtë rast duam të ritheksojmë se ne mbetemi të përkushtuar për agjendën reformatore të vendit dhe për kursin euro-atlantik të Maqedonisë, për implementimin e Deklaratës së Përbashkët të Partive Shqiptare në Maqedoni, por – në veçanti – për implementimin e platformës sonë RIDEFINIMI, duke besuar se ajo është agjenda e vetme që Maqedonia të bëhet një shtet i barabartë, demokratik, funksional dhe i zhvilluar’, thuhet në preskonferencën e sotme të Lëvizjes Besa në lidhje me propozimin e LSDM-së, BDI-së dhe Aleancës për kryetar të Kuvendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'