LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa, krahu i Afrim Gashit përshëndet marrëveshjen e nënshkruar për ermin

Lëvizja Besa, krahu i Afrim Gashit përshëndet marrëveshjen e nënshkruar për ermin

“Sot, kur u nënshkrua marrëveshja për kontestin e emrit në mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, Lëvizja Besa ka nderin që t’ju uroj kryeministrave Zaev dhe Tsipras, si dhe ministrave për Punë të Jashtme, Dimitrov dhe Kotzias, për këtë sukses me përmasa historik. Edhe ne pse ne si shqiptarë, do të kishim ndërhyrë në disa formulime më të sakta në disa pjesë nga marrëveshja, që ka të bëjë me gjuhën dhe etnitetin në vend, mirëpo kur kemi parasysh se kjo marrëveshje është një hap drejt BE-SË dhe NATO-s, ky ndoshta është kompromisi jonë”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Besa, krahu i  Afrim Gashit. /Telegrafi/