LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa: Kjo qeveri tregon sesa i parëndësishëm është shëndeti i tetovarëve!

Lëvizja Besa po e ndjek me shqetësim situatën e krijuar në Komunën e Tetovës me rastin e hapjes së “Jugohromit”, që konsiderohet si një prej ndotësve më të mëdhenj të mjedisit në këtë rajon, kjo për shkak të mosrespektimit të parakushteve, duke e shndërruar Tetovën në qytetin më të ndotur në botë. Ashtu siç dihej, “Jugohromi” duhej të siguronte një ambient të pastër, por në vend që të vendosen filtrat për ndotës si grimcat PM10, Qeveria mori vendim që kjo fabrikë të vazhdojë me punë përsëri pa bërë asnjë ndryshim në këtë drejtim, transmeton Telegrafi.

Kështu kjo qeveri në largim, me këtë veprim, edhe një herë dëshmon se sa i parëndësishëm është shëndeti i banorëve të Tetovës kur janë në pyetje interesat e partive në pushtet. Me veprime të tilla, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në përbërje VMRO-BDI, me vetëdije të plotë është duke lejuar helmimin e qytetarëve të saj, pavarësisht se çdo njeri ka të drejtë për një mjedis të shëndoshë njerëzor, ndërsa organet kompetente janë të obliguara të sigurojnë kushte për realizimin e të drejtës së shtetasve për mjedis të shëndoshë jetësor.


Pas kësaj, ne ndjejmë për detyrim t’ia kujtojmë kësaj qeverie, e veçmas BDI-së, e cila udhëheq me dikasterin e Mjedisit Jetësor, se tetovarët akoma vazhdojnë të marrin frymë me mushkëri dhe nuk kanë vendosur kurrfarë filtra të tjerë, andaj meqë asgjë nuk ka ndryshuar në këtë plan, duke e paarsyeshme që fabrika të kthehet me helmin e njëjtë në vendin e njëjtë.

Me këtë Lëvizja Besa, njëjtë si edhe më parë, deklaron se do ta përkrahë secilën iniciativë qytetare që është në funksion të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe të ambientit jetësor. Po ashtu i njoftojmë të gjithë qytetarët se do të jemi të pakompromistë kur bëhet fjalë për shëndetin dhe jetën e qytetarëve tanë dhe nuk do të reshtim së kërkuari përgjegjësi publike dhe ligjore nga të gjithë faktorët vendimmarrës që janë të përfshirë në këtë katastrofë mjedisore, e cila e rrezikon rëndë shëndetin e qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani tregon mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani tregon mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

Siguri
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Protestat në maj të 2023 në Zveçan, serbi i arrestuar dërgohet në mbajtje

Protestat në maj të 2023 në Zveçan, serbi i arrestuar dërgohet në mbajtje

Kronika e Zezë
“E shoqërojnë 150 persona”- media greke zbardh detajet e vizitës së Ramës në Athinë

“E shoqërojnë 150 persona”- media greke zbardh detajet e vizitës së Ramës në Athinë

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kalo në kategori