Lëvizja BESA: BDI përkulet para ”branitellëve” dhe i avancon ata në ushtri
Lëvizja BESA ka reaguar në lidhje me punësimin me kontratë në vepër të ish ushtarëve të Maqedonisë. Në komunikatën e drejtuar Telegrafit Maqedoni, Lëvizja BESA në mes tjerash thotë se BDI është e pafuqishme para institucioneve.
Në mes tjerash në reagimin e Lëvizjes BESA thuhet ”Punësimi me kontratë të përhershme në Armatën e Republikës së Maqedonisë të 112 ish-ushtarëve profesionistë të kombësisë maqedonase, në mesin e të cilëve nuk ishte asnjë shqiptar, shpërfaq më së miri diskriminimin që u bëhet shqiptarëve në këtë shtet dhe pafuqinë politike të Bashkimit Demokratik të Integrim (BDI), e cila deri më tani i ka përfaqësuar në mënyrë më të ulët ata. Punësimet e fundit janë vetëm vazhdimësi e padrejtësive dhe skandaleve të shumta, që e karakterizuan pjesëmarrjen e BDI-së në qeveri, e cila në Ministrinë e Mbrojtjes pati dy ministra nga radhët e saj gjatë bashkëqeverisjes me VMRO-DPMNE-në.
112 punësimet e fundit të ushtarëve profesionistë, të njohur si “branitella”, janë vetëm një ndër 1000 “arritjet” e mëdha të këtij subjekti politik. Nuk duhet mohuar edhe meritat dhe respekti që BDI tregonte ndaj “branitellave”, para të cilëve vendoste lule dhe përkulej ish ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Fatmir Besimi. Të kujtojmë se ky ministër, i cili në takime zyrtare komunikonte në gjuhën maqedonase edhe me bashkëpartiakët e tij, që bartnin poste ministrore, gjatë një vizite zyrtare në Serbi pati nderuar edhe të akuzuarin për krime lufte në Kosove, gjeneralin e ushtrisë serbe, Ljubisa Dikovic. Po ashtu degradimi i përfaqësimit të shqiptarëve në institucionin e Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë ndodhi edhe gjatë kohës kur BDI-ja nga radhët e saj pati emëruar Talat Xhaferin në këtë dikaster qeveritar, në kohën e të cilit në pozitat më të larta, me gardat major, nënkolonel, kolonel dhe kapedan avancoheshin vetëm kuadrot maqedonase. Në njësitet elitare nuk u punësua asnjë shqiptar, pavarësisht se me dispozitat aktuale kushtetuese janë të garantuar 25% vendeve për shqiptarët. Lista e 1000 e më shumë dështimeve të BDI-së është e gjatë. Atë më së miri e ilustrojnë dy personalitetet e larta të kësaj partie, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferri, të cilët në skandalin e përgjimeve dëgjohen duke i thënë njëri-tjetrit: “Po ne me këtë mbrojtjen si u rrejtëm e e muerrëm… Se s’ka kurgjo, prandaj!” Kjo më së miri dëshmon se si kjo parti është tallur me fatin e shqiptarëve dhe se të vetmin preokupim e ka pasur mirëqenien e grupeve të ngushta të interesit.
Lëvizja BESA konsideron se Ministria e Mbrojtjes është një prej institucioneve më të rëndësishme shtetërore në të cilën shqiptarët duhet të kenë pozitat e tyre të garantuara me ligj, ndërsa në kuadër të platformës së saj ka paraparë që shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, të jetë shqiptar, sikundërse duhet të jenë në pozita më të larta udhëheqëse të Armatës së Maqedonisë.” përfundon reagimi i Lëvizjes BESA./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?
Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër
Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota
Një muaj paraburgim për serbin që mori pjesë në protestat në Zveçan ku u lënduan ushtarët e KFOR-it e policisë
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron