LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa: Autoritetet komunale të ndërpresin djegien e mbeturinave në Haraçinë (Foto)

Lëvizja Besa: Autoritetet komunale të ndërpresin djegien e mbeturinave në Haraçinë (Foto)

Lëvizja Besa përmes një kumtese ju bën thirrje autoriteteve komunale në Haraçinë, të ndërpresin djegien e mbeturinave, për shkak se sipas tyre, qytetarëve ju kanoset rreziku i ndotjes së ajrit dhe ndotja e fushës nga toksinat, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Edhe pse shqetësimi i qytetarëve është tejet i madh, autoritetet komunale vazhdojnë me avazin e vjetër – në vend se të menaxhojnë me grumbullimin e mbeturinave, ata bëjnë djegien e tyre. Në situatë të këtillë jeta e qytetarëve po rrezikohet në shumë drejtime: së pari shkaktohen vështirësi në komunikacion nga tymi i dendur në aksin rrugor Haraçinë-Kumanovē dhe Grushinë, ndërsa kështu stimulohet edhe ndotja e ajrit dhe rrezikimi i të mbjellave në fushën e Haraçinës”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes Besa.


Nga kjo parti ftojnë autoritetet komunale që ta ndërpresin djegien e mbeturinave, si dhe menaxhimin adekuat të tyre, ndërsa i drejtohet edhe kompanisë, e cila është angazhuar për menaxhimin e mbeturinave që një gjë të tillë ta ndërpresë sa ma shpejt, por edhe në të ardhmen, që mos të përsëritet më kjo gjë, sepse sipas tyre, shëndeti i qytetarëve të Haraçinës është mbi të gjitha.

“Ju i premtuat Haraçinës se do t’i largoni mbeturinat tërësisht nga Haraçina dhe se ato do t’i dërgoni në Drislla, por ky premtim i juaj ende nuk po realizohet dhe ne si banorë të kësaj komune duam ta dimë se ku qëndron problemi i gjithë kësaj, që në Haraçinë ne ende po krijohen deponi të mbeturinave”, theksojnë nga Lëvizja Besa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori