LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa: Adnan Jashari, a je ministër i Serbisë?

Lëvizja Besa ka reaguar për arrestimin e Gafur Dugollit, ish ushtar i UÇK-së. Në komunikatën drejtuar Telegrafit Maqedoni nga kjo lëvizje pyetet ministri Adnan Jashari se a e mbron shqiptarinë apo mos është ministër i Serbisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

‘Pas lajmit që Gafurr Dugolli shef i protokollit në Ministrinë e Forcës së Sigurisë në Kosovë është arrestuar nga autoritetet e Maqedonisë sipas kërkesës së autoriteteve Serbe për dyshimin që të ketë kryer veprën penale “Krime Lufte” në territorin e Republikës së Kosovës, Lëvizja Besa pyet hapur se cili është roli i BDI-së në qeverinë e Maqedonisë? Se Maqedonia është një shtet jo i të drejtës u vërtetua edhe sot. Nuk mund të flasim për shtet të së drejtës ku burgosen persona më urdhëresa të dyshimta. Por, fatkeqësia më e madhe është që postin e Ministrit të Drejtësisë e mban një shqiptar i cili edhe pas kësaj ndodhie vazhdon të heshtë.


Andaj Lëvizja BESA kërkon shpjegim nga Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari se në bazë të cilave norma dhe urdhëresa është arrestuar Gafur Dugolli? A është bërë Maqedonia filiale e Serbisë? A është drejtësia e Maqedonisë në shërbim të drejtësisë ndërkombëtare apo asaj serbe? Sa kriminel serb që kanë bërë masakra në Kosovë dhe Maqedoni shëtisin lirshëm në Maqedoni?

Dhe për fund, ministri Jashari a e mbron shqiptarinë apo mos është ministër i Drejtësisë së Serbisë?’. /Telegraf/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori