Schalke dhe Bayer Leverkusen i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së 31-të në Bundesliga, pasi ndeshja përfundoi 1-1.

Edhe pse ndeshja e parë përfundoi pa gola, të dy skuadrat kishin shanse të mira për të kaluar në epërsi.


Por, 45 minutëshi i dytë filloi me një pamje tjetër, pasi Schalke fitoi një penallti të cilën në gol e konvertoi Daniel Caligiuri në minutën e 51-të.

GettyImages 1249608055 Schalke - Bayer Leverkusen (Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

Vendasit ishin më pas të pafat, pasi kur menduan se po i fitonin tri pikë mjaftë të rëndësishme Juan Miranda (81’) shënoi auto-gol.

Schalke tentoi më pas të rikthente epërsinë, mirëpo ‘Farmacistët’ nuk lejuan më hapësira mbrapa.

Pas javës së 31-të, Leverkusen gjendet në pozitën e katërt me 57 pikë, ndërsa Schalke në të nëntin me 39 sosh. /Telegrafi/

telegrafi sport app