Ishte pranverë në Paris, kur Edith Wharton u takua për herë të parë me Morton Fullertonin. Një vit më pas, kur e ulur në skrivaninë e saj, teksa i shkruante në letra që “t’i përgjigjej”, ajo do të donte të mos e kishte njohur.
Një grua është gjithnjë e vogël për të përballuar ikjet që një burrë i jeton shumë lehtë. Kur e pa për herë të parë nën shoqërinë e mikut të tyre të përbashkët Henry James, Wharton u tërhoq menjëherë nga ironia e tij. “Ai është i zgjuar, ka një sharm të lindur dhe duket i jashtëzakonshëm”, u tregonte ditën tjetër miqve të saj.
Fullerton ishte gazetar amerikan, i cili ashtu si Edith kishte mbërritur në Paris për të shijuar kafetë e mbrëmjes të mbushura me jetë. U deshën vetëm pak çaste që mes tyre të niste një histori e gjatë pasioni dashurie, që do të linte gjurmë në jetën e Edith Wharton, një nga zërat më të rëndësishëm të letërsisë amerikane të shekullit XIX. Pas divorcit nga një martesë e bërë herët dhe depresionit të gjatë të të shoqit, Edith kishte shkuar në Paris t’i kushtohej letërsisë. Sapo kishte kaluar të tridhjetat dhe fama e saj kishte mbërritur dhe në këtë pjesë të Evropës. Me një stil të veçantë, ajo mund ta sillte jetën vetëm përmes një historie të shkruar shkurt.
Proza e shkurtër, një nga gjinitë më të vështira, do të posedohej shpejt nga White, e cila kishte botuar disa libra me tregime të shkurtra që po priteshin mirë nga kritika jo vetëm në Paris. Por, takimi me Mortonin do të ndryshonte shumë gjëra në jetën e Whartonit e cila do t’i përkushtohej kësaj lidhjeje me gjithë pasionin e librave që kishte shkruar. Tashmë ajo ishte thjesht një personazh libri dhe e kishte lënë veten të lirë të jetonte. Morton pa tek ajo diçka tjetër që nuk e kishte gjetur tek asnjë nga gratë që kishte takuar. Ndoshta se brendësia e saj për të ishte e plotë. Muajt që kaluan bashkë në Paris do të ishin frymëzimi i mëvonshëm për librat që shkroi. Kur ai u kthye në Amerikë, ata i shkruanin njëri-tjetrit letra, deri sa Morton një ditë nuk iu përgjigj më.
“I dashur Henry! Të lutem më ndihmo! Çfarë ka ndodhur me Mortonin. Ai më ka thyer zemrën me refuzimin që u bën letrave të mia. Çfarë mund të ketë ndodhur me të? Ndoshta është i sëmurë? Apo ka gjetur dikë tjetër? Ju ka shkruar këtë verë? Të lutem më ktheni një përgjigje…”, i shkruante Edith mikut të tyre të përbashkët, Henry James.
Në një tjetër letër, ajo i shkruante: “I dashur, çfarë do të më thuash përmes heshtjes? I kam lexuar letrat e tua gjithë ditën dhe nuk e besoj se ato i ke shkruar ti. Sjell në mendje kohët që kaluam bashkë dhe ndonjëherë dyshoj, e në fund jam e lumtur që i jetova …”.
Edith Wharton është femra e parë amerikane fituese e çmimit “Pulitzer”. Romanciere, tregimtare dhe art-desing ajo është nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi në vitet 1927, 1928, 1930. Wharton kombinoi në librat që shkroi të shkuarën amerikane me humorin dhe stilin e saj plot jetë. Historinë e saj të dashurisë me Morton ajo e shndërroi në libër te “Mosha e pafajësisë”, një nga librat më të mirë të të gjitha kohërave. Një libër simbol i dashurisë së pavdekshme, i kërkimit të lumturisë me të gjitha kostot që ajo mbart. Letrat e dashurisë të Edith janë botuar në një libër që vazhdon të përkthehet në shumë gjuhë të botës. /Saras/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
Aktori Abdurrahman Shala - eprori i dikurshëm i një burgu në Prishtinë, që ndali vrasjet e shqiptarëve!
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Karnavalet, origjina dhe domethënia
LAMTUMIRË VËNDET E MIJA
Binjaket magjepsëse dhe shkrimtarët e famshëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën