LAJMI I FUNDIT:

​Letra e Serbisë në AP të NATO-s, Haradinaj: Ndodhi prej gabimeve të Kurtit

​Letra e Serbisë në AP të NATO-s, Haradinaj: Ndodhi prej gabimeve të Kurtit

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar letrën e dërguar nga Serbia në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Për këtë letër, Haradinaj tha se është veprim për “shkak të gabimeve të Kosovës”.

Ai këto deklarate i bëri para fillimit të seancës që ka në rend të ditës votimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare.

Sipas Haradinaj, fajtor për këtë situatë është edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ka bërë gabime, duke i quajtur si “minusa” në aspektin ndërkombëtar.

Asambleja Parlamentare e NATO-s shqyrton kërkesën e Kosovës për statusin e anëtarit të asociuar
Lexo po ashtu Asambleja Parlamentare e NATO-s shqyrton kërkesën e Kosovës për statusin e anëtarit të asociuar

“Prej gabimeve të Kurtit edhe Serbia shkon në një hap më tutje, pra e na krijon edhe më shumë minuse  t’i quaj kështu sepse një letër të tillë drejtuar NATO me siguri Serbia ka përgatitur një narrativë. Nuk vjen letra e para, ata me siguri gjatë gjithë kohës pra kanë dërguar raporte, informata gjoja se Kosova vepron kundër komunitetit serb apo zhvillimeve tjera. Pra, është ajo që e kemi paralajmëruar me kohë dhe thellimi i humbjeve për Kosovën në planin ndërkombëtar”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka thënë se në NATO gjendet një numër i konsiderueshëm i vendeve të cilët nuk e njohin Kosovën si Republikë dhe janë në mbështetje të Serbisë.

“Jo ne nuk jemi tani për tani çështje për të diskutuar sepse nuk ka një proces ta quaj ashtu kontraktual po p.sh. ka vende skeptike jo njohëse të NATO-s, do ta shfrytëzojnë çdo herë edhe pozicionin e Serbisë, sikurse e dini për anëtarësim për NATO e po ashtu ka rëndësi marrëdhëniet ndër fqinjësore sikurse për anëtarësime dhe për të tjera”, ka thënë ai. /kp/