LAJMI I FUNDIT:

Mbi 50 organizata nga Ballkani, i kërkojnë BE-së dhe SHBA-së ta refuzojnë ndarjen e Kosovës

Mbi 50 organizata nga Ballkani, i kërkojnë BE-së dhe SHBA-së ta refuzojnë ndarjen e Kosovës

Më shumë se 50 organizata dhe ekspertë nga Ballkani kanë nënshkruar një letër të hapur që i bën thirrje BE-së  dhe SHBA-ve të mos bien dakord për ndonjë këmbim territorial mes Kosovës dhe Serbisë.

Intelektualët, ekspertët dhe organizatat nga Ballkani dhe jashtë vendit kanë nënshkruar një letër të hapur që bën thirrje për refuzimin e propozimeve për zgjidhjen e mosmarrëveshjes Kosovë-Serbi nëpërmjet një “korrigjimi të kufijve”.


“Ne i lutemi BE-së, shteteve të saj anëtare, dhe SHBA të rishikojnë – duke përfshirë edhe nëpërmjet organeve të tyre legjislative – pozicionin e tyre për një kthim të tillë në etnifikimin e politikave dhe kufijve”, thuhet në letër.

Ndër 51 nënshkruesit janë ekspertë të Ballkanit, studiues dhe ish-diplomatë, përfshirë Florian Bieber, Wolfgang Ischinger, Erwan Fouéré, Adriatik Kelmendi, Marko Attila Hoare, Jasmin Mujanoviq, Veton Surroi, Toby Vogel, Bodo Weber dhe të tjerë.

Organizatat që kanë nënshkruar ankesën përfshijnë BIRN Kosova, Fondin për të Drejtën Humanitare të Kosovës, mbikëqyrësit zgjedhor GONG nga Kroacia, Iniciativa për Politikë të Jashtme BH nga Bosnja dhe organizata rinore në Prishtinë, TOKA.

Letra thotë se efekti i ndryshimeve kufitare në drejtimin e homogjenitetit etnik do të ketë një ndikim të dëmshëm në Kosovë, në fqinjësinë e saj të afërt dhe në rajon më gjerë.

“Për më tepër, do të shihet si dhënie e licencës ndërkombëtare për një markë të politikës së “një njeriu të madh” që duhej të ishte larguar prej kohësh nga rajoni. Qytetarët e gjithë rajonit do të pësojnë ndikimin e një marrëveshjeje të tillë, pavarësisht nga modalitetet e saj”, paralajmërojnë nënshkruesit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mendohet se po shtyn për një shkëmbim territorial si një mënyrë për të zgjidhur përfundimisht mosmarrëveshjen dhe kështu të vazhdojë me aspiratat e Serbisë për anëtarësim në BE.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kohët e fundit tha se do të ngrejë çështjen e “korrigjimit të kufijve” në negociatat me Serbinë.

Shkëmbimet territoriale midis Kosovës dhe Serbisë nuk janë ngritur zyrtarisht në bisedime, por potencialisht do të kishin të bënin me pjesën veriore, kryesisht serbe të Kosovës dhe disa rretheve shumicë shqiptare të Serbisë jugore.

Letrën e plotë mund ta lexoni në këtë link.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Politikë
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Lajme
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori