Letra dhe dhurata e jashtëzakonshme e Jordan Henderson dërguar Dejan Lovrenit për ta falënderuar kroatin pas largimit nga Liverpooli
Jordan Henderson i ka dërguar Dejan Lovren një letrën të jashtëzakonshme ku i shpreh falënderimit e tij dhe të klubit, mbrojtësit që ka lënë Liverpoolin për tu bashkuar me Zenit St Petersburg këtë verë.
Pas gjashtë vitesh në Anfield, Lovren u largua nga klubi në këtë verë për 12 milionë euro për vazhduar karrierën në Rusi, pasi ndihmoi Liverpoolin të fitonte titullin e tyre të parë në kampionat pas 30 vitesh.
31-vjeçari ka qenë shpesh i kritikuar gjatë kohës së tij në Angli, por tashmë dihet qartë që ish-shokët e tij të skuadrës kanë një konsideratë shumë të lartë për kroatin.

Lovren bëri një publikim në Instagram, ku edhe e zbuloi letër që Henderson i kishte dërguar, së bashku me fotografitë e dhuratës që po ashtu i ka shkuar.
Në letër shkruhej: "Dej, "Është e pamundur të mendosh Liverpoolin pa ty dhe për të qenë edhe më i sinqertë, nuk po mund të besoj që akoma nuk do të kthehesh më”. "Ju keni qenë një figurë kaq madhore në ekipin tonë dhe një nga ata që ka pasur ndikim të madhë për të na ndihmuar që të vijmë këtu ku jemi tani; fitues dhe kampionë”. “Shpresoj të jesh i vetëdijshëm se me të drejtë vlerësohesh si një nga më të mirët në botë në pozicionin tënd. Ju keni instaluar një mentalitet luftëtari te ne dhe në Kroaci”.
Lovren ka vazhduar karrierën te Zeniti ku e ka gjetur edhe rrjetën në një ndeshje, ndërsa ka shënuar edhe ndaj Francës me fanellën kroate para një dite. /Telegrafi/

































