LAJMI I FUNDIT:

Letër e hapur për Ramush Haradinajn dhe Shpend Ahmetin: Qentë endacakë po i hanë fëmijët tanë, por ne ju dëshirojmë shëndet e siguri!

Letër e hapur për Ramush Haradinajn dhe Shpend Ahmetin: Qentë endacakë po i hanë fëmijët tanë, por ne ju dëshirojmë shëndet e siguri!

Kryeministrit të Kosovës z. Ramush Haradinaj,
Kryetarit të Prishtinës, z. Shpend Ahmeti!

Ekselenca!


Më lejoni të Ju drejtohem me këtë letër të hapur duke shpresuar se secili nga Ju, fillimisht si prindër që jeni, do ta dëgjoni zërin tonë gati të shtjerr nga thirrjet dhe britmat që i bëjmë për çdo ditë të lume. Më mban shpresa se Ju nuk i keni harruar premtimet që i keni dhënë në kohën kur politikanët dinë mirë të premtojnë. Mbesim me shpresën se Ju do të merreni edhe me dertet tona, sikur që, natyrisht, merreni me dertet dhe shqetësimet edhe të fëmijëve Tuaj.

I nderuari Kryeministër i Kosovës, z. Ramush Haradinaj,

I respektuari Kryetar i Komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti!

E di se keni obligime shumë më të mëdha se të merreni me problemet e qytetarëve të Komunës së Prishtinës. E di se po kaloni nëpër procese shumë të rëndësishme për vendin. Ama, edhe ne si pjesë e shoqërisë që Ju e udhëhiqni, kemi probleme të mëdha me sigurinë e jetës sonë. Ne jemi të atakuar nga hajnat që janë përhapur gjithandej dhe nuk po guxojmë t’i lëmë shtëpitë tona vetë edhe atëherë kur me urgjencë duhet të dalim nga ato. Hajnat lirshëm po na vjedhin, të lirë po shëtisin, të lirë hyjnë nëpër shtëpitë tona dhe të lirë e me armë në dorë po na plaçkitin. Imagjinoni, ka shtëpi që është vjedhur pesë herë, e të rralla janë ato që së paku njëherë nuk janë plaçkitur.

Na këshilloni ç’të bëjmë? Të vetëmbrohemi për shkak se deri më tani asnjë rast nuk është zbuluar, apo të bëjmë sabër deri në ditën kur do të detyrohemi ta lëshojmë Kosovën.

A mund të besoni o z. Kryeministër e Ju o z. Kryetar i Prishtinës se ky nuk është tmerri më i madh që kemi, ani pse jeta e familjarëve tanë është rrezikuar nga hajnat që po na plaçkitin në pikë të ditës. Kemi një shqetësim edhe më të madh se ky.

Ne, qytetarët e Lagjes “Qëndresa”, jemi duke kapërcyer nëpër ditët ndoshta më të tmerrshme të jetës sonë sot: qentë endacak po i hanë fëmijët tanë.

Është hera e katërt që shkruaj për këtë tmerr që na ka kapluar. Nuk di si të shkruaj ndryshe; ku të shkojmë e kujt t’i drejtohemi me këto letra të hapura. Na thuani, Ju lutem: si do të ishit ndjerë nëse nuk do të kishit guxuar t’i lenit fëmijët Tuaj të luanin në oborret e shtëpive Tuaja? A do të kishit qenë në gjendje të punonit rehat në zyre, po të kishit ditur se fëmijët Tuaj nuk guxojnë të dalin në rrugë? Apo, si do të ishit ndjerë kur në mëngjes do të kishit dalë për të blerë bukë, e me vete të merrnit hunj gardhi për t’u mbrojtur nga qentë endacak? Çfarë përjetimi do të kishit pasur kur njerëzit e mëhallës Ju kishin parë teksa Ju vraponi për t’i trembur qentë që të mos i hanë fëmijët Tuaj? Dhe, na thoni, çka do të kishit menduar e thënë për Kryeministrin e vendit e për Kryetarin e komunës po të ishit Ju në pozitën kur familjarët e fëmijët të ishin sulmuar vazhdimisht nga qentë e çartur endacak?

Po shpresojmë se do t’i dëgjoni thirrjet tona. Po shpresojmë se do të ndërmerrni diçka për të siguruar jetën edhe të fëmijëve tanë. Dhe, sikur që vazhdimisht po Ju lusim, sot, ani pse me zemër të thyer, paraprakisht Ju falënderojmë e Ju dëshirojmë shëndet e siguri, Juve dyve personalisht, dhe domosdo, edhe familjarëve dhe fëmijëve Tuaj…!

Në trend

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Kalo në kategori