LAJMI I FUNDIT:

Lëshohet në përdorim teleferiku me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit

Lëshohet në përdorim teleferiku me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit
Foto: AIM

Sot është lëshuar në përdorim skilifti i ri me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit, i cili do të jetë në dispozicion për ata që e duan skijimin.

Në Kodrën e Diellit ka qenë i pranishëm ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i cili tha se ky skilift do të mundësojë kushte të reja për të gjithë turistët, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Jemi të bindur se investimet e këtilla do të tërheqin turistë, jo vetëm nga rajoni por edhe shtete tjera. Gjithçka bëhet me qëllim që të ndikojmë në zhvillimin ekonomik të Tetovës dhe rajonit”, tha Bekteshi.

Ai shtoi se nëpërmjet Elem Toursit tashmë janë përgatitur disa projekte, të cilët duhet të realizohen.

Ndryshe, rikujtojmë që skilifti me gjashtë ulëse vitin e kaluar u përurua, por për shkak të mungesës së borës, ai nuk u lëshua në përdorim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës

Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës

Lajme
Vjosa Osmani e uroi për zgjedhjen si presidente e RMV-së, Gordana Siljanovska i përgjigjet në gjuhën shqipe

Vjosa Osmani e uroi për zgjedhjen si presidente e RMV-së, Gordana Siljanovska i përgjigjet në gjuhën shqipe

Politikë
Ambasadori gjerman: Kurti ka qenë në dijeni për qëndrimet tona për Asociacionin

Ambasadori gjerman: Kurti ka qenë në dijeni për qëndrimet tona për Asociacionin

Lajme
Mickoski për ndryshimet kushtetuese si kusht: Nuk dua ultimatume, por partneritet

Mickoski për ndryshimet kushtetuese si kusht: Nuk dua ultimatume, por partneritet

Politikë
Firmat e sanksionuara, dikur në bashkëpronësi të Milan Radoiçiqit, fituan miliona euro

Firmat e sanksionuara, dikur në bashkëpronësi të Milan Radoiçiqit, fituan miliona euro

Lajme
Knaus: Fiasko diplomatike për Gjermaninë nëse bllokon anëtarësimin e Kosovës në KiE

Knaus: Fiasko diplomatike për Gjermaninë nëse bllokon anëtarësimin e Kosovës në KiE

Politikë
Kalo në kategori