LAJMI I FUNDIT:

Lëshimi nëpër tubin për hedhjen e mbeturinave ndërtimore (Video)

Lëshimi nëpër tubin për hedhjen e mbeturinave ndërtimore (Video)

Robbie Peterson nga Skocia, e ka filmuar një shok të tij, teksa është lëshuar nëpër tubin ku hidhen mbeturinat e ndërtimit.

Miqtë e tij që prisnin poshtë, e këshillonin të mos lëshohej por ai u fut në objektin e gjatë afro dhjetë metra, transmeton Telegrafi.

“Në këtë formë njerëzit mbyten”, ka thënë njëra prej tyre, ndërsa ai po rrëshqiste teposhtë.

Megjithëse nuk pësoi ndonjë lëndim, ai ka rrezikuar shumë përfshirë edhe mundësinë që të ngecte në mes. /Telegrafi/