LAJMI I FUNDIT:

LESH E LI… POTHUAJSE

LESH E LI… POTHUAJSE

Poezi nga: Gregory Corso
Përktheu: Fadil Bajraj

Ngjita gjashtë palë shkallë
deri te dhoma ime e vockël e mobiluar
hapa dritaren
dhe zura t’i flakja përjashta
gjërat më të rëndësishme në jetë


Gjëja e parë, e Vërteta, kuiste si hafije:
“Mos! Do të them gjëra të tmerrshme për ty!”
“Oh, vërtet? Epo, unë s’kam gjë për të fshehur… JASHTË!”
Pastaj radhën e kishte Zoti, duke më shikuar me inat dhe i qaravitur në habi:
“Nuk është faji im! Unë nuk jam shkaku i gjithë këtyre vakive!” “JASHTË!”
Pastaj Dashuria, duke gugatur me mitë:
“Kurrë as që do të të shkoj mendja në impotencë!
Të gjitha vashat nga ballinat e Vogue, do të jenë tuat!”
Ia shtyra prapanicën e saj të trashë përjashta dhe bërtita:
“Ti gjithmonë përfundon në zhgënjim!”
E kapa Besnikërinë Shpresën Shpirtbutësinë
që të trija kacavirreshin së bashku:
“Pa ne ti me siguri do të vdesësh!”
“Me ju do të çmendem! Lamtumirë!”

Pastaj Bukuria… ah, Bukuria –
Derisa e çoja te dritarja
I thashë: “Ty më së shumti të kam dashur në jetë
…ama ti je vrasëse; Bukuria vret!”
Nuk e kisha bash përnjëmend ta flakja
Menjëherë zbrita shkallët
për të arritur në kohën e duhur për ta zënë
“Më shpëtove!” bërtiti ajo
e lëshova poshtë dhe i thashë: “Baje bishtin.”

Ngjita prapë ato gjashtë palë shkallë
shkova te paratë
nuk kishte para për t’i flakur jashtë.
E vetmja gjë që kishte mbetur në dhomë ishte Vdekja
që fshehej përfundi sqollit të kuzhinës:
“Nuk jam e vërtetë!” bërtiti
“Unë jam sall thashetheme e përhapur nga jeta…”
Duke qeshur e hodha jashtë, bashkë me sqollin e kuzhinës
dhe befas e hetova se sall Humori
kishte mbetur –
E gjitha që mund të bëja me Humor ishte t’i them:
“Dil jashtë nëpër dritare bashkë me dritare!”

Në trend Kultura

Më shumë
VDEKJA IME

VDEKJA IME

Poezi
Fuqia e fjalës

Fuqia e fjalës

Kulture
TË LUTEM IMZOT

TË LUTEM IMZOT

Poezi
GJUHA SHQYPE

GJUHA SHQYPE

Poezi
VASHA NGA NJË DHÈ I HUAJ

VASHA NGA NJË DHÈ I HUAJ

Kulture
DIALOG I HAPUR

DIALOG I HAPUR

Poezi
Kalo në kategori