LAJMI I FUNDIT:

Lëre që e grushtojnë e shqelmojnë derisa humb vetëdijen, kalimtarët në Harlem as që e marrin mundin që të ndalen për ta ndihmuar

Lëre që e grushtojnë e shqelmojnë derisa humb vetëdijen, kalimtarët në Harlem as që e marrin mundin që të ndalen për ta ndihmuar

Një video amatore e realizuar me telefon të mençur brenda një veturë në lëvizje, shfaq momentin kur disa anëtare të një bande rrahin brutalisht një burrë në lindje të Harlemit, duke e lënë të shtrirë në tokë pa vetëdije – e veturat tjera kalonin pranë tij sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

Videoja shfaq tre persona duke grushtuar e shqelmuar viktimën e paidentifikuar, i cili qëndron i shtrirë në tokë. Disa sekonda më pas, sulmuesit largohen nga vendi i ngjarjes duke e lënë pavetëdije në mes të rrugës, transmeton Telegrafi.

E sipas policisë së New Yorkut, sulmi ndodhi pas një zënke verbale që kishte pasur viktima 31-vjeç me një burrë dhe një grua.


“Dy persona e kishin ndjekur viktimën nëpër rrugë – duke e grushtuar e shqelmuar, ku si pasojë humbi vetëdijen”, është thënë në kumtesën e policisë.

E ajo çfarë ka irrituar më shumë opinionin është gjakftohtësia e kalimtarëve të rastit – e në veçanti e një shoferi që me veturën e tij kaloi pranë viktimës të shtrirë në tokë, duke mos e marrë mundin të ndalet për t’i ofruar ndihmë.

E pasi u dërgua në spital, është bërë e ditur se gjendja e tij shëndetësore pas tretmanit është stabile. Deri më tani nuk raportohet për të arrestuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

Amerika
Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Albanese: Australia mund të dërgojë trupa paqeruajtëse në Ukrainë

Albanese: Australia mund të dërgojë trupa paqeruajtëse në Ukrainë

Australia
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Kalo në kategori