Millie Bobby Brown, ylli i serialit Netflix, "Stranger Things", ka pohuar se është duke punuar në një projekt të ri filmik.

Ajo u tha gazetarëve të pranishëm në ceremoninë përmbyllëse të festivalit Ndërkombëtar të Filmit, Kanë, se ka një rol të përsosur për Leonard DiCaprion, fituesin e një çmimi Oscar.


Aktorja britanike, e cila në seri interpreton figurën e Eleven, do të donte ta shihte aktorin teksa shfaqej si "vëllai i saj i humbur", shkruan "Independent".

Millie Bobby Brown Millie Bobby Brown (Getty Images)

"Unë kam ardhur tashmë me një histori. Leo, nëse do të aktroj në seri, këtu është marrëveshja", tha ajo.

Prodhuesi Sean Levi ka treguar se sezoni i tretë i serisë do të rikthej kohën e verës së vitit 1985, një vit pas përfundimit të sezonit të dytë.

Përndryshe, Brown kohët e fundit u bë personi më i ri që u rendit në listën e 100 njerëzve më me ndikim në revistën Time.

Ndryshe, aktori është duke punuar në projekte të tjera filmike që do të shfaqen gjatë këtij viti në ekranet e mëdha të kinemave. /Telegrafi/