LAJMI I FUNDIT:

Leonardo DiCaprio shfaqet me kapele dhe maskë, iu fshihet paparacëve pasi iu shfaqën fotografitë nga festat e P Diddyt

Leonardo DiCaprio shfaqet me kapele dhe maskë, iu fshihet paparacëve pasi iu shfaqën fotografitë nga festat e P Diddyt
Foto: Profimedia

Aktori i njohur hollivudian, Leonardo DiCaprio, është fotografuar pasi dolën në qarkullim fotot nga festat e organizuara nga Diddy. Aktualisht, Leonardo ndodhet në Milano, ku po zhvillohet Java e Modës.

Aktori u fotografua teksa shëtiste nëpër rrugët e Milanos, duke u përpjekur të fshihej nën një maskë fytyre dhe një kapelë, të cilën e kishte vendosur për të mbuluar fytyrën.

Paparacët arritën ta fotografonin kur po drekonte me familjen dhe miqtë e tij në restorantin e njohur ‘Il Salumaio’. Gjatë drekës hoqi maskën, por mbajti syze dielli”.


Foto: Profimedia

Kujtojmë se është bërë e ditur se DiCaprio ishte një nga të ftuarit e preferuar të Diddyt në festat e tij. Në një video nga viti 2018, e cila u rishfaq kohët e fundit, “Vogue” e pyeti Diddyn se kush ishte personi numër një në listën e të ftuarve për “festat e bardha” të tij. Ai u përgjigj: “Leonardo DiCaprio”.

U publikuan gjithashtu foto nga “festa e bardhë” e vitit 1998, ku aktori shihet duke qeshur dhe duke pirë cigare. Megjithatë, një burim pranë DiCaprios thotë se aktori nuk ka pasur kontakt me Diddyn prej vitesh, edhe pse ka prova që të dy ishin së bashku në Konventën Kombëtare Demokratike më 29 korrik 2004, dhe që aktori ishte i pranishëm në festën e 50-vjetorit të Diddyt.

Foto: Profimedia

“Leonardo DiCaprio nuk ka absolutisht asnjë lidhje me këtë çështje. Ai ka qenë në disa festa në fillim të viteve 2000, por në to ishin të pranishëm thuajse të gjithë. Këto ishin festa të mëdha familjare. Leo ishte në fillimet e karrierës së tij dhe tani është distancuar nga kjo botë. Nuk ka asnjë lidhje me këtë, prandaj është qesharake që pretendohet se është përfshirë bazuar në disa foto të vjetra 20 vjeçare. Ai është i fokusuar në karrierën dhe marrëdhënien e tij dhe nuk mendon fare për çështjen e Diddyt, me të cilën nuk ka asnjë lidhje”, tha burimi për DailyMail. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Finalist produksioni” - Ledion Liço i reagon ashpër G Banit pas deklaratës për Laert Vasilin

“Finalist produksioni” - Ledion Liço i reagon ashpër G Banit pas deklaratës për Laert Vasilin

Magazina
Gjesti hesht kur pyetet për momentin kur Jozi e goditi me shuplakë, e injoron totalisht

Gjesti hesht kur pyetet për momentin kur Jozi e goditi me shuplakë, e injoron totalisht

Magazina
Gjesti falënderon Stresin për përkrahjen që i ka dhënë sa ishte në Big Brother

Gjesti falënderon Stresin për përkrahjen që i ka dhënë sa ishte në Big Brother

Magazina
Egli flet për herë të parë për raportin me Gjestin në Post Big Brother VIP Albania

Egli flet për herë të parë për raportin me Gjestin në Post Big Brother VIP Albania

Magazina
Një lexues buzësh zbuloi katër fjalët që Melania i pëshpëriti Trumpit në funeralin e Papës

Një lexues buzësh zbuloi katër fjalët që Melania i pëshpëriti Trumpit në funeralin e Papës

Magazina
Egli tregon shpifjet e rënda: Kam dëgjuar që edhe kur dola herën e parë nga Big Brother, kam abortuar

Egli tregon shpifjet e rënda: Kam dëgjuar që edhe kur dola herën e parë nga Big Brother, kam abortuar

Magazina
Kalo në kategori