Çdo ditë zgjohet herët dhe merr rrugën për në shkollë. Por, pritja që sot po i bëhej aty ishte shumë më ndryshe. E gjithë klasa po e duartrokisnin, sepse ai para pak ditësh ishte kthyer nga Anglia me tri medalje.
12 vjeçari Leon Belegu, në garën ndërkombëtare “Owlypia”, e cila zgjon kuriozitetin intelektual të fëmijëve, të mbajtur në Cambridge të Britanisë të Madhe, është shpërblyer me tri çmime. Buzëqeshja në fytyrën e tij e tregonte më së miri gëzimin që kishte.
“Cambridge është qytet i vogël por shumë historik. Është qytet i universitetit. Ka 31 kolegje që e formojnë universitetin. Ndër më të njohurit është “King College” që është edhe më i madhi atje. Unë kam garuar në “Fitswilliam College” me rreth 100 fëmijë nga e gjithë bota. Ka pasur edhe nga Kosova e Shqipëria. Ka pasur pesë gara. Ndër të ka pasur gara në të folur dhe në të shkruar. Në një garë kemi pasur rreth pesë lëndë të caktuara. Ka qenë obligim të mësohet për ato lëndë e pastaj njohuritë të shkruhen në letër. Kur ka përfunduar gjithçka na kanë treguar kush ka fituar”, thotë për RTV Dukagjinin, Leon Belegu.
Në garën e “Oëlypias”, kanë marrë pjesë mbi 150 fëmijë, nga vende të ndryshme të botës. Gjatë qëndrimit atje, të rinjtë kanë pasur mundësi të japin ide kreative dhe të shprehin potencialin e tyre intelektual.
Pas suksesit të Leonit atje, padyshim që fshihet edhe angazhimi i familjes. Dardan Belegu, babai i Leonit, ka thënë se ndihet jashtëzakonisht i lumtur me sukseset e tij.
“Normalisht që u gëzohemi gjërave të tilla që kanë të bëjnë sidomos me fëmijët. Është një lloj rezultati që tregon punën e mëhershme të prindit më fëmijën. Nëse flasim për ndikimin e prindërve në këtë suksese, sigurisht se është i madh. Kisha vequar bashkëshorten në këtë rast, pasi ajo është marrë me Leonin qysh prej kur ka filluar të flasë dhe e ka mësuar si t’i mësoj gjërat vet”, shprehet Dardan Belegu.
Leoni, vijon mësimet në Shkollën Model “Qamil Batalli” dhe përkushtimi i madh që ka për mësimet, e ka bërë ndër nxënësit më të dalluar. Kështu ka thënë edhe drejtori i kësaj shkolle Liridon Maliqi.
“Është një gëzim i madh përderisa në këtë garë kanë marrë pjesë mbi 150 nxënës nga e gjithë bota dhe të gjitha kontinentet. Natyrisht se jemi gëzuar pasi ka ardhur një medalje e artë në radhë të parë në vendin tonë e më pas edhe në shkollën tonë e pastaj edhe në familjen Belegu, meqënëse ata janë një familje shumë e mirë dhe Leoni është ndër nxënësit më të angazhuar për të nxënë procesin mësimor në përgjithësi”, tha Liridon Maliqi.
Si një djalë disiplinar dhe me shumë dashuri për mësimet e përshkruan edhe mësuesja Bukurie Ismajli. Ajo ka thënë se Leoni, ka një inteligjencë të dalluar.
“Jam shumë e lumtur me nxënësin Leon Belegu pasi është i shkëlqyer, angazhohet shumë dhe shihet e dihet rezultati i tij”, thotë mësuesja Bukurie Ismajli.
Suksesit të Leonit i janë gëzuar pa masë edhe shokët e klasës. Ata ndihen krenar me të.
“Leoni është nxënës i shkelqyeshëm. Ka kaluar gjithmonë me pesësha. Edhe në gjuhën anglaze ai ka qenë më i dalluar se ne. Më pëlqen shoqëria më të”, shprehet Ditjon Malaj
“Leoni për mua është një shok shumë i mirë. Më ka ndihmuar në gjëra të ndryshme. Në klasë është i shkëlqyeshëm. Në anglisht është më i dalluar se nxënësat e tjerë. Për suksesin e tij në Angli jemi gëzuar e gjithë klasa dhe e gjithë shkolla”, thotë nxënësja Suhela Çunaku.
I urtë, i buzëqeshur e shumë kurreshtar, Leon Belegu ka thënë se do të vazhdojë të punojë me një përkushtim shumë të madh, deri në realizimin e ëndrrave të tij. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Maqedoni: Punëtorë nga India në sektorin e Blegtorisë dhe Bujqësisë!

Ageler: Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese, në SHBA do të ketë mëdyshje për përkushtimin e Maqedonisë në integrimin euroatlantike

”Asociacion pa kompetenca ekzekutive”, serbët në veri presin marrëveshje për situatën

Kongresisti Nuun: SHBA-ja duhet të qëndrojë me Kosovën, sekretari Blinken t'i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë

Zhvillimet në veri, Kurti takon Von Cramon: Është e rëndësishme të fillojmë sa më parë me ofrimin e shërbimeve bazike për qytetarët

Pamje nga situata në veri kur gazetarët e policët sulmohen me gurë nga serbët lokalë

Kongresmeni Torres: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht Kosovën

Vdes Merita Mihovci, arkiktete në Komunën e Prishtinës

Kurti thyen heshtjen pas tensioneve në veri: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

Dien Shirt Company

American School of Kosova

Procurri

Procurri

Scopic Software

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Shitet banesë moderne me 116.4m² në Prishtinën e Re ID-193

Jetesa luksoze në Prishtinën e Re – Banesa juaj e ëndrrave në Kompleksin Dora ID – 192

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje

Komoditeti dhe stili bëhen një falë këtyre pantallonave nga brendi Marrakech

Hyni në fushë me stil, besim dhe performancë të pandalshme me atletet Adidas
Më të lexuarat

Trajneri i Borussia Dortmund, Terzic, ka dhënë një nga intervistat më të trishta në histori të Bundesligës, pasi humbi titullin kampion

Joseph: Problemet në veri të Kosovës i zgjidhin katër shtete të NATO-s

Kurti thyen heshtjen pas tensioneve në veri: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

Zvicër, vritet nga bashkëshorti 37-vjeçarja nga Kosova

Kongresmeni Torres: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht Kosovën

Uzuni me golin e tij ngjit Granadën në La Liga dhe mbyll sezonin si golashënuesi më i mirë i kampionatit