LAJMI I FUNDIT:

Lenovo Yoga Book me Chrome OS vjen në 2017

Lenovo Yoga Book me Chrome OS vjen në 2017

Lenovo Yoga Book 2 në 1 është shfaqur gjatë verës në konferencën teknologjike IFA 2016 dhe prej atëherë ka marrë vëmendjen e shumë njerëzve falë dizajnit unik që nuk posedon tastierë tradicionale.

Në vend të tastierës, laptopi ka një sipërfaqe e cila është sensitive ndaj presionit të cilën mund ta përdorni për të shkruar dhe poashtu për të krijuar shënime duke përdorur stilolapsin Real Pen Stylus.


Deri tani, Lenovo ka shitur pajisjen së bashku me sistemet operative Windows 10 ose Android por, që nga viti i ardhshëm do të vijë edhe versioni i tretë – Yoga Book me Chrome OS.

Lajmi është konfirmuar nga zëvendës presidenti i kompanisë. Detajet tjera rreth lansimit të versionit të laptopit me sistemin Chrome OS ende nuk janë bërë të ditura.