LAJMI I FUNDIT:

Lenovo prezanton një koncept interesant laptopi, të cilit mund t’i zgjatet ekrani

Lenovo prezanton një koncept interesant laptopi, të cilit mund t’i zgjatet ekrani

Pavarësisht nëse jeni duke punuar nga shtëpia ose duke kontrolluar e-mailet tuaja në një tren, ka shpesh raste që dëshirojmë që ekrani i laptopit tonë të kishte më shumë hapësirë.

Por ditët për mungesën e një ekrani më të madh së shpejti mund të jenë një gjë e së kaluarës, falë shpikjes më të fundit të Lenovo-s.


Lenovo prezantoi një laptop me një ekran që mund të zgjatet në Kongresin Botëror të Mobileve 2023.

Me vetëm një veprim, ekranit 12.7 inç i duhen vetëm 10 sekonda për t’u bërë një ekran 15.3 inç.

Ndonëse pajisja futuristike ishte ekspozuar në Barcelonë, është një provë shumë e hershme e konceptit dhe nuk ka gjasa të dalë në ende publik për disa kohë. /Telegrafi/