LAJMI I FUNDIT:

Lënia e duhanit nuk të shëndosh!

Lënia e duhanit nuk të shëndosh!

S’ka më arsyetime për lënien e duhanit; shkurt: që, do të shëndosheni nëse lini duhanin.

Studiues gjermanë studiuan tek të rriturit lidhjen e çrregullimeve psikiatrike me obezitetin. Çrregullim psikiatrik konsiderohet varësia ndaj nikotinës dhe alkoolit, si edhe ankthi e ndjesia e depresionit.

Femrat e kanë më vështirë ta lënë duhanin, edhe pse janë më të rrezikuara nga një varg problemesh shëndetësore. Studiuesit vërtetuan se, nikotina nuk ka lidhje me obezitetin femëror. Por, tani ekziston një argument i mirë që t’ju bindë se, në të vërtetë ekziston një tjetër arsye pse nuk ndërprisni duhanpirjen, transmeton Telegrafi.

Studime vërtetojnë se, një thithje çliron çdo herë rreth 4.000 bashkime kimike, të cilat shkaktojnë probleme në frymëmarrje. Një cigare heq 5,5 minuta jetë, ndërkohë që në 25 vjet një duhanpirës i 20 cigareve në ditë heq nga jeta e tij 4,5 vite.

Studimet gjithashtu tregojnë se, një duhanpirës i lehtë ka 7 herë më shumë mundësi të vdesë nga kanceri i mushkërive sesa një joduhanpirës, një duhanpirës i mesëm ka 12 herë edhe një duhanpirës fanatik ka 24 herë.

Bëni kthesën. Jetoni pa duhan.

Lënia e duhanit është gjëja më e thjeshtë që mund të bëni për t’i rritur në mënyrë dramatike gjasat që të jetoni më gjatë.

Pas ndalimit të duhanit, trupi juaj do të fillojë të shërohet brenda 20 minutave, duke riparuar dëmet e bëra nga gjithë ato vite të pirjes së duhanit. Lini duhanin dhe lëreni trupin tuaj të riparohet. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori