LAJMI I FUNDIT:

Lëngu i hithrave kundër lodhjes së vazhdueshme

Lëngu i hithrave kundër lodhjes së vazhdueshme

Lëngu i hithrave është një element i rëndësishëm i një ushqyerjeje që nuk e streson trupin.

Hithra është fantastike dhe i jep trupit shëndet. Xhenxhefili nga ana tjetër është i jashtëzakonshëm për tretjen dhe qarkullimin e gjakut.


Nëse i kombinon së bashku, atëherë përfitimi do të jetë i dyfishtë.

Hithra është një bimë e plotfuqishme në aspektin e ushqyesve që ofron. Lëngu i saj përmban shumë kalcium dhe magnez që ndihmojnë në qetësimin e nervave.

Kjo bimë e zakonshme mund të parandalojë rënien e flokëve dhe të ndihmojë në rritjen e fijeve
Lexo po ashtu Kjo bimë e zakonshme mund të parandalojë rënien e flokëve dhe të ndihmojë në rritjen e fijeve

Ndonëse lëngu i hithrës nuk përdoret në mënyrë të mirëfilltë për qetësim, ai të vë në një gjumë të qetë.

Hithra është burim hekuri, gjë që e bën të jetë e domosdoshme për njerëzit që kanë tendencën të jenë anemikë, ose për ata që kanë nevojë për më shumë hekur në ushqimet e tyre.

Ushqimet që duhet t’i konsumoni më shpesh për shëndetin e veshkave
Lexo po ashtu Ushqimet që duhet t’i konsumoni më shpesh për shëndetin e veshkave

Lëngu i hithrës përmban beta karoten, klorofil, kalium, fosfor, zink, krom, vitaminat B dhe minerale të tjera, siç janë seleniumi, silikoni dhe mangani.

Receta e gjallërimit të organizmit:

  • Një copë xhenxhefil dy-tre centimetra

  • 85 gramë hithra të thata

  • Një litër ujë

  • Mjaltë puro artizanal

Priteni xhenxhefilin hollë. Vendoseni në ujë dhe zijeni ngadalë për 10-15 minuta. Hiqeni nga zjarri dhe hidhni në enë hithrat e thata. Përzijini me një lugë të pastër.

Mbulojeni enën me kapak. Lerëni lëngun të qëndrojë për 30 minuta ose për 12 orë nëse preferoni një shije më të thellë.

Kullojeni lëngun dhe hidheni në një enë qelqi. Lëngu do të ketë marrë një ngjyrë jeshile mjaft të këndshme.

Kur ta kulloni, përdorni një lugë dhe shtypini gjethet në mënyrë që të nxirrni prej tyre sa më shumë lëng që të jetë e mundur.

Hithrat - kurë e mirë për diabetin dhe reumatizmin
Lexo po ashtu Hithrat - kurë e mirë për diabetin dhe reumatizmin

Më pas, do të keni mundësi të përfitoni vlerat maksimale që do të rigjallërojnë sistemin tretës.

Lëngun mund ta pini gjatë ditës, ose mund ta ruani në frigorifer për të nesërmen. Nëse dëshironi mund të shtoni mjaltë.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori