LAJMI I FUNDIT:

Lëng për orkide të sulmuara nga merimanga e kuqe: Riktheni ato në lulëzim të plotë përsëri

Lëng për orkide të sulmuara nga merimanga e kuqe: Riktheni ato në lulëzim të plotë përsëri

Gjethet dhe lulet e buta që thahen dhe bien para përfundimit të sezonit të lulëzimit mund të tregojnë praninë e një merimange të kuqe

Insektet e ngjashme me merimangën që jetojnë në lule dhe pranë fundit të gjetheve të orkidesë mund t’i shkatërrojnë këto lule të bukura të dhomës.

Kur orkideja fillon të ngecë në rritje, lulet thahen dhe bien para përfundimit të sezonit të lulëzimit të kësaj bime, ndërsa fletët bëhen të buta, kjo mund të jetë një shenjë që i ka sulmuar dëmtuesi i quajtur merimangë e kuqe, transmeton Telegrafi.

Për të qenë të sigurt që fjala është për merimangën e kuqe, kaloni me një leckë të zakonshme pambuku mbi fletë.

Nëse në leckë mbeten gjurmë të kuqe – nuk ka dilemë, fjala është për dëmtuesin i cili mund ta shkatërrojë këtë bimë.

Nëse nuk dëshironi të përdorni insekticid fabrike, me një brushë të butë eliminoni nga bimët të gjitha insektet që ngjajnë me merimangën, ndërsa saksinë me orkide zhyteni në tretjen e bërë nga hudhra, aspirina dhe uji.

Përgatitja e tretësirës

Merrni një thelb hudhër dhe e prisni imët së bashku me lëkurën. Thërrmoni dy tableta aspirine, derdhni në një blender, shtoni hudhër të grirë dhe gjysmë litër ujë të zier dhe të ftohur, më pas përzieni gjithçka mirë, vendoseni në një kavanoz, mbulojeni me një leckë pambuku dhe lëreni të qëndrojë për 24 orë.

Pas 24 orësh, shtoni një gjysmë litër tjetër ujë të zier dhe të ftohur, kullojeni lëngun, derdheni në një enë më të gjerë dhe vendoseni në të të gjitha saksitë e orkideve që u sulmuan nga merimanga e kuqe. Lërini saksitë me orkide të qëndrojnë në këtë infuzion për gjysmë ore, më pas nxirrni dhe vendosini përsëri aty ku qëndrojnë normalisht.

Kombinimi i hudhrës, aspirinës dhe ujit do të krijojë një mjedis armiqësor për merimangën e kuqe, kështu që orkidet do të shërohen shpejt.

Për qëllime parandalimi kundër kërpudhave dhe baktereve, do të shërbejë një lëng i bërë nga një thelb hudhër i përzier dhe një litër ujë të zier dhe të ftohur. Hidheni lëngun e kulluar në një shishe dhe spërkatni gjethet një herë në shtatë ditë. /Telegrafi/