Një nënë dhe baba të cilët i vënë emrin foshnjës së tyre Adolf Hitler janë dënuar mbi pretendimet se janë anëtarë të një grupi neo-nazist.

Adam Thomas, 22-vjeç, dhe e dashura e tij Claudia Patatas, 38-vjeçe, rrezikohen të dënohen deri në 10 vite burgim, pasi janë shpallur fajtorë për pjesëmarrje në tubimet e një grupi ekstrem të djathtë, transmeton Telegrafi.


1 92

Gjatë bastisjes në shtëpinë e çiftit në Oxfordshire të Anglisë, janë gjetur flamuj të nazistëve, veshje të anëtarëve të organizatës Ku Klux Klan dhe një arsenal armësh vdekjeprurëse, përfshirë kryqe  dhe shpata.

2 42

Më vonë janë publikuar imazhet e Thomas i veshur me rroba të bardha dhe maskë në kokë, duke mbajtur në duart foshnjën që e kanë pagëzuar me emrin Adolf Hitler.

3 36

Gjykata e Birminghamit ka njoftuar se dyshja e kishin pagëzuar foshnjën me emrin "Adolf", që tregonte qartë racizmin dhe admirimin që e kishte për Hitlerin. /Telegrafi/

4 27

5 23

6 19

7 13

8 17

9 9

10 6

11 9

12 5

13 3

14 4

15 3

16 2

17 1

18 1

19 1

20 2