LAJMI I FUNDIT:

Lëndohet rëndë një këmbësore në Gjorçe Petrov nga përplasja me makinën

Lëndohet rëndë një këmbësore në Gjorçe Petrov nga përplasja me makinën

M.M (68) nga Shkupi është lënduar rëndë, pasi dje pasdite e ka përplasur një automjet “Peugeot 206” me targa të Shkupit i drejtuar nga P.M (32), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fatkeqësia ka ndodhur në orën 15:30 në rrugën “Voin Drashkoci”, pas së cilës M.M është dërguar në Qendrën urgjente “Nënë Tereza” në Shkup dhe është ndaluar për mjekim.


Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/