LAJMI I FUNDIT:

Lëndohen 10 persona në 13 aksidente në Shkup

Lëndohen 10 persona në 13 aksidente në Shkup

Dhjetë persona janë lënduar më lehtë në nëntë nga gjithsej 13 aksidente rrugore që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në katër është shkaktuar dëm material. Gjatë ditës së djeshme, policia ka ndërmarrë masa për shkak të numrit më të madh të kundërvajtjeve te dy shoferë të cilët i kanë drejtuar automjete e tyre nën ndikimin e alkoolit për çka janë përjashtuar nga komunikacioni, te shtatë shoferë të cilët kanë kaluar në të kuqe në semafor si dhe te katër shoferë të cilët i kanë drejtuar automjetet e tyre me afat të skaduar të lejes së qarkullimit ose pa leje të qarkullimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Janë sanksionuar edhe nëntë shoferë të cilët nuk i janë përmbajtur kufizimeve, ndalesave dhe obligimeve ndaj shenjave të vendosura rrugore, 45 shoferë për automjete të parkuara në mënyrë të papërshtatshme, si dhe gjashtë këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vijave të shënuara për ta, gjegjësisht kanë kaluar në të kuqe në semaforin për këmbësorë, njofton AIM.


Për shkak të parkimit të papërshtatshëm me ndihmën e automjetit special janë larguar 63 automjete. Nga SPB Shkup informojnë se sot Sektori për parandalim së bashku me “Njësinë shkollore të komunikacionit” do të ndërmarrin masa parandaluese nga sfera e komunikacionit, para QT “Ramstor” në rr. “Cirili dhe Metodi” në rajonin e komunës “Qendër”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori