Dy persona kanë marrë lëndime trupore sot rreth orës 10:55 si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në Stanovc.

Lajmin e konfirmoi për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.


Sipas tij, në aksident ishin të përfshira dy vetura.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 10:55,në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Stanovc. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar dy persona”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/