LAJMI I FUNDIT:

Lëndimi i minatorëve, lëndimi i një vajze nga rrëzimi i kulmit të komunës së Prishtinës dhe dërgimi i FSK-së në Britani për trajnimin e ukrainasve – lajmet e javës

Lëndimi i minatorëve, lëndimi i një vajze nga rrëzimi i kulmit të komunës së Prishtinës dhe dërgimi i FSK-së në Britani për trajnimin e ukrainasve – lajmet e javës

Java që po lëmë pas shënoi dy raste të rënda, lëndimin e 13 minatorëve në Minierën e Trepçës si dhe lëndimin e një vajze pas rënies së kulmit të ndërtesës së re të komunës së Prishtinës.

Minatorët e lënduar kanë marrë trajtimin shëndetësor gjersa edhe vajza e lënduar në Prishtinë po vazhdon të trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.


Ndërkaq, ngjarje pozitive e javës ishte nisja e një kontingjenti të FSK-së në Mbretërinë e Bashkuar për operacionin “INTERFLEX”, që realizohet në mbështetje dhe përgatitje të personelit ushtarak të Ukrainës.

13 minatorë të lënduar në Minierën e Trepçës

Të mërkurën, 13 minatorë të kombinatit metalurgjik Trepça kanë pësuar lëndime gjatë transportimit të acidit sulfurik në ambientet e punës.

Kompania Minierare Trepça, përmes një njoftimi në Facebook, kishte njoftuar se incidenti ka ndodhur në horizontin e njëmbëdhjetë të minierës së Stantërgut në Mitrovicë të Jugut.

“Gjatë operacioneve të mirëmbajtjes dhe pastrimit të sistemit të pompave me acid sulfurik këtë të mërkurë, më 17 janar 2024, rreth orës 12:35 pasdite, në nivelin e XI të minierës së Stantërgut, ndodhi një rrjedhje e acidit nga një bombolë. Incidenti rezultoi në lëndimin e dymbëdhjetë minatorëve, të cilët menjëherë morën ndihmë mjekësore të parë dhe më pas u transportuan në Spitalin Rajonal të Mitrovicës për trajtime të mëtejshme”, njoftoi Trepça.

Tutje thotë se ekipet e intervenimit të Trepçës, nën drejtimin e Njësisë Biznesore, mobilizuan me efikasitet për të siguruar evakuimin e personelit të lënduar dhe ofruan ndihmë të parë, duke i çuar ata në kujdesin e profesionistëve mjekësor.

“Kemi informacion nga ekipi mjekësor se gjendja e punëtorëve të plagosur është duke u përmirësuar, me tetë prej tyre që kanë marë lëndime relativisht të lehta dhe janë nën trajtimin mjekësor emergjent, ndërsa dy të tjerë janë duke u trajtuar për lëndime më serioze por të mjekueshme në departamentin e oftalmologjisë,” shtoi ndërmarrja.

Ministrja Rizvanolli viziton minatorët e lënduar: Qeveria është në dispozicion për çdo përkrahje të nevojshme
Lexo po ashtu Ministrja Rizvanolli viziton minatorët e lënduar: Qeveria është në dispozicion për çdo përkrahje të nevojshme

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka treguar për gjendjen shëndetësore të minatorëve të lënduar.

Ai ka thënë se minatorët e lënduar kanë marrë trajtim shëndetësor në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.

“Njëmbëdhjetë nga ta, pasi morën trajtimin shëndetësor janë liruar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa dy të tjerë të cilët kanë lëndime në sy, janë ende nën mbikëqyrje dhe kujdesin mjekësor të mjekëve dhe infermierëve. Ata nuk kanë rrezik për jetën”, kishte shkruar ministri Vitia.

Kompleksi metalurgjik Trepça është shoqëri aksionare: 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, 20 për qind janë të punonjësve të kësaj ndërmarrjeje.

Bie kulmi i komunës së Prishtinës, lëndohet një 23-vjeçare

Një 23-vjeçare është lënduar ditën e enjte nga rënia e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës në Arbëri.

Qytetarja e cila ka marrë lëndime po vazhdon të trajtohet në Mjekimin Intensiv të QKUK-së.

Shefi i Mjekimit Intensiv, Shaqir Uka, ka thënë për Telegrafin se ajo është sjellë në këtë repart pas ndërhyrjes kirurgjike që ka pasur dhe se e njëjta ka lëndime serioze.

“Është sjellë mbrëmë në Mjekimin Intensiv mbrëmë pas intervenimit kirurgjik për shkak të lëndimeve të shkaktuara në regjionin e kokës në regjionin e trurit. Gjendja e përgjithshme për momentin prezantohet të jetë stabile përkundër lëndimeve serioze që ka pësuar. Ka edhe lëndime të unazave të qafës”, ka thënë të premten Uka.

Ai tha më tej se “ pacientja vazhdon të qëndrojë edhe më tutje e fjetur me barna e varur nga aparatura e frymëmarrjes dhe e mbuluar me terapinë standarde që bëhet për lëndimet e tilla”.

Ndryshe, drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulëzim Fushtica kishte thënë se  sipas hetimeve preliminare nga Policia e Kosovës dhe inspektorët e emergjencave, kulmi i ndërtesës së Komunës së re kanë rënë si pasojë e erërave të forta.

Rënia e kulmit në Prishtinë, IHMK: Shpejtësia e erës që u regjistrua dje, nuk shkakton kurrfarë dëmi
Lexo po ashtu Rënia e kulmit në Prishtinë, IHMK: Shpejtësia e erës që u regjistrua dje, nuk shkakton kurrfarë dëmi

Por, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) janë publikuar të dhënat për shpejtësinë e erës në kohën kur ndodhi shembja e kulmit të objektit të ri të Komunës së Prishtinës.

Sipas IHMK-së, niveli i shpejtësisë së erës që ishte regjistruar nuk mund të shkaktoj dëme.

Ndryshe, 23-vjeçarja e lënduar raportohet se është motra e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani. Ujkani të premten gjatë ditës ka shkruar një postim në Facebook, duke u lutur për motrën e saj.

Një kontingjent i FSK-së shkon për Britani, do të bëjë përgatitjen e ushtarakëve ukrainas

Të enjten është nisur kontingjenti i FSK-së në Mbretërinë e Bashkuar për operacionin “INTERFLEX”, që realizohet në mbështetje dhe përgatitje të personelit ushtarak të Ukrainës.

Në lidhje me këtë, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se kjo është edhe një sukses i radhës i FSK-së.

FSK-ja stërvit trupat e ushtrisë ukrainase, Ambasada britanike: Kosova ka demonstruar solidaritet me Ukrainën që nga fillimi i luftës
Lexo po ashtu FSK-ja stërvit trupat e ushtrisë ukrainase, Ambasada britanike: Kosova ka demonstruar solidaritet me Ukrainën që nga fillimi i luftës

Ai ka theksuar se pjesëmarrja e ekipeve të FSK-së në kuadër të operacionit “INTERFLEX” për trajnimin dhe përgatitjen e ushtarakëve ukrainas, tregon për besimin që Britania si drejtuese e këtij aktiviteti ka në integritetin dhe përgatitjen profesionale të pjesëtarëve të FSK-së.

Operacioni “INTERFEX” zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka për qëllim trajnimin e trupave të Ushtrisë së Ukrainës.

Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja kanë ofruar gatishmërinë që të angazhojnë instruktorë për të ndihmuar procesin e stërvitjes së ushtrisë ukrainase në kuadër të këtij operacioni. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori