Ishin lëvizjet e përditshme dhe të kronometruara të furgonit me udhëtare gra në një zonë të pazakontë çka ka ngjallur dyshime për një veprimtari të paligjshme.
Pas marrjes së këtij informacioni, një kontroll policor mbrëmjen e vonë të 21 tetorit zbuloi bazën e kultivimit dhe përpunimit të lëndës narkotike.
Ky është shtegu që ndiqnin punëtoret e hashashit pasi linin mjetin. Në pak çaste ato gjendeshin në brendi të këtij tuneli, ku thahej lënda narkotike. Më tej, ato përvisheshin për të ndarë bohçet nga kërcejtë dhe paketuar drogën.
Lënda e parë sigurohej fare pranë. Në pjesën e pasme të tunelit, e kamufluar tërësisht për syrin e lirë nga shkurre me lartësi deri në 2.5 metër ndodhet parcela ku kultivoheshin bimët.
Sot këtu ka ngrirë gjithçka. Rezervuari është plot, por nuk ka ç’të vaditet me të. Bimët janë shkatërruar dhe djegur, duke lënë dëshmitar vetëm kubikët, hunjtë, apo ndonjë pesticid që ndihmonte rritjen.
Kosores së policisë i ka shpëtuar vetëm kjo bimë, që tashmë rritet e vetmuar në cep të parcelës.
E njëjta panorama në tunelin, dikur pjesë e ish-repartit ushtarak të Rinasit. Droga është bërë shkrumb. Kafja turke dhe sheqeri, që mbase mbushte minutat e pushimit të punëtoreve, tani shijohen nga insektet.
Policia e Shtetit shqiptar njoftoi se gjatë operacionit u sekuestruan dhe asgjësuan 146 kilogramë kanabis edhe 220 bimë të lëndës narkotike. Shtatë persona u arrestuan, ndërsa 10 punonjëset e kanabisit u proceduan në gjendje të lirë.
Para oficerit të policisë gjyqësore, gratë kanë rrëfyer procesin e punës dhe pagesën. Dëshmitë e tyre zbardhen në vendimin e gjykatës së Tiranës për caktimin e masave të sigurisë për të ndaluarit.
“Na kishte punësuar Mariklent Kallari. Paguheshim me 20 mijë lekë të vjetër në ditë për të ndarë boçe nga kërcejtë e bimëve që sillnin tek tuneli ku punonim. Mariklenti na dërgonte në mëngjes me furgon tek vendi i punës dhe pasdite vinte e na merrte dhe na dërgonte nëpër shtëpitë tona”.
Në vendimin e marrë disa ditë më parë togat e zeza lanë në qeli vetëm Mariklent Kallarin, i akuzuar për prodhim e shitje dhe kultivim të lëndëve narkotike. Të dyshuarit e tjerë do të hetohen në masa më të buta sigurie. /ABCNews/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit