LAJMI I FUNDIT:

LEN: Lista e Zezë po zgjerohet me të korruptuarit e pushtetit

LEN: Lista e Zezë po zgjerohet me të korruptuarit e pushtetit

Aleati dhe miku më i madh i shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për çdo ditë po zbardhin fytyrën kriminele të pushtetit aktual që udhëhiqet nga BDI, LSDM dhe paterica ASH, thuhet në kumtesën e Lidhjes Evropiane për Ndryshim.

“Me vendosjen në Listën e zezë edhe të ish-zëvendëskryeministrit dhe biznesmenit më të afërt të pushtetit Koço Angjushev, u dëshmua se shumica e funksionarëve dhe ish-funksionarëve të këtij pushteti, ose drejtpërdrejtë janë të mbytur në korrupsion, ose po e mbështesin në mënyrë indirekte krimin.


Andaj, përzemërsisht e falënderojmë aleatin tonë strategjik, SHBA-në, që po nxjerr në pah të korruptuarit. Me këtë rast, u bëjmë thirrje institucioneve të vendit tonë që të mos flejnë, por ti hulumtojnë këto raste, ti gjykojnë sipas meritave dhe ti mbrojnë qytetarët.

I ashtuquajturi Fronti Europian, nuk ka guxim të distancohet as nga Ramiz Merko, ndërsa vazhdon që Koço Angjushevit ti jepë hapësirë të marrë ende tenderë nga shteti, dhe ta shfaq në opinion si zemër gjërë, duke pranuar gjoja donacione për institucionet e shtetit nga kompanitë e tij. Edhe pse e dimë se bizneset e tijë miliona euro kanë fituar nga paratë e qytetarëve.

Pushteti duhet të përgjigjet saktë se, kush do të mbajë përgjegjësi për Spitalin Modular, për ata që u dogjën për së gjalli dhe mos reagimin e institucioneve të vendit për të gjitha krimet që janë bërë?”, thonë nga LEN.

Nga atje pyesin se ku janë, Islam Abazi si shef i Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Valdet Xhaferi, drejtor i byrosë për ekspertizë gjyqësore?

Edhe sa jetë duhet të humben, edhe sa duhet të varfërohen qytetarët, edhe sa të rinj duhet të ikin, që pushteti të dalë nga krimi dhe të sjellë drejtësi?/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori