LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Vetëvendosje u kthye në Kuvend pas takimeve të fshehta me Veselin (Video)

Lekaj: Vetëvendosje u kthye në Kuvend pas takimeve të fshehta me Veselin (Video)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se në Bruksel askush nuk i ka thënë se Demarkacioni është kusht për liberalizimin e vizave.

Lekaj ka thënë se nuk ekziton asnjë afatizim sa i përket Demarkacionit, dhe as ndonjë kushtëzim për Asociacionin për liberalizim të vizave.


“Krejt ky trillim është interes i Qeverisë së Kosovës. Janë munduar t’i hutojnë qytetarët e Kosovës dhe ta godasin opzitën”, ka thënë Lekaj në televizonin Rrokum.

Kjo, per arsyse se, sipas Lekajt, AAK’ja ishte partia që e ka kundershtuar më së shumti Demarkacionin.

Lekaj ka folur edhe për Komisionin që ka hartuar Marrëveshjen e Demarkacionit, duke thënë se “dihet botërisht që komisioni ka gabuar dhe ka qenë joprofesional. Kanë punuar kundër interesave të shtetit”.

Lekaj ka theksuar se nuk janë penduar si parti që kanë hedhur gaz lotsjellës.

“Dita-ditës po bindem se s’kemi gabuar që kemi hedhur gaz lotsjellës, sepse Qeveria i ka mashtruar qytetarët dhe ka punuar në dëm të Kosovës”, ka thënë Lekaj.

Ai tha se “Koalicioni qeverisës nuk i ka votat dhe nuk ka me u ratifikue marrëveshja, sepse shumë deputetë nuk kane me votue, për arsye se ne ju kemi ofrue argumente të fuqishme që mos me votue”.

Lekaj foli edhe për vendimin e Lëvizjes Vetëvendosje që të kthehet në Kuvend.

“Mbas takimeve të fshehta me Veselin, VV u kthye në Kuvend. Andaj Vetëvendosje mos të na shes dushk për gogla”, tha ai. /Telegrafi/