LAJMI I FUNDIT:

Lekaj thotë se taksa nuk e lëkund koalicionin qeverisës

Lekaj thotë se taksa nuk e lëkund koalicionin qeverisës

Ministri i Infrastrukturës, njëherësh nënkryetar i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se kryeministri Haradinaj nuk e ka ndërmend të heq taksën ndaj Serbisë derisa ka mohuar çdo zë se koalicioni qeverisës është jostabil si shkak i kësaj takse dhe presionit të SHBA-së për ta hequr atë.

Lekaj thotë se taksa ka sjellë rezultate pozitive duke ngritur prodhimet vendore deri në 25 për qind.


“Sa i përket taksës ne kemi pru një vendim të përbashkët, koalicioni qeverisës, Qeveria e Kosovës ka marrë një vendim sovran, ne nuk kemi lëvizur fare prej atij vendimi. Nuk e di pse me lëvizë kur ajo shkon në dobi të forcimit të shtetit, zhvillimit ekonomik e sidomos ka ndikuar mjaftë pozitivisht në ndërmarrësinë e Kosovës. Kanë filluar të ngritën prodhimet vendore diku 25 për qind, prandaj mendoj që është marrë një vendim i mirë për Kosovën dhe Qeveria ka marrë vendim sovran”, ka thënë Lekaj, për Ekonomia Online.

Për koalicionin Qeverisës, Lekaj ka thënë se është i qëndrueshëm dhe do të vazhdojë i tillë.

Ai ka mohuar zërat se koalicioni qeverisës është lëkundur për shkak të taksës së vendosur ndaj mallrave serbe. Por, ka përsëritur se raportet me SHBA-në nuk prishen ngase siç tha ai shteti i Kosovës u ndërtua bashkë me ta.

“Ajo që mund të them se ka mjaftë thashetheme dhe zëra të ndryshëm se ne do të prishim raportet tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne në asnjë mënyrë, Qeveria e Kosovës, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, nuk do t’i prish këto raporte që janë ndërtuar me vite dhe kemi ndërtuar shtetin e Kosovës bashkë me ta. Aspak nuk lëkunden raportet me SHBA-në, sepse ata na kanë mësuar se si merren vendimet e mira për vendin dhe kanë qenë udhërrëfyes i mirë edhe për qeverisjen e Kosovës. Qeveria nuk lëkundet për taksën, koalicioni është mjaftë korrekt dhe i qëndrueshëm dhe vazhdojmë”, ka thënë Lekaj.

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori