Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, beson se gjykata franceze në Colmar të Francës, nesër (e enjte) do ta lirojë liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, që të kthehet në Kosovë.

Lekaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Ramushi ‘peng’ në Colmar, Kosova peng i qeverisë së dialogut me Serbinë, nënshkrues dhe insistues për të falur tokë të Kosovës”, transmeton Telegrafi.


Postimi i plotë i Lekajt:“Colmar (kjo provincë Franceze), tashmë është bërë vend i famshëm, sepse është, vendi ku po mbahet "peng" simboli i luftës së drejtë për Kosovën, #ÇLIRIMTARI ynë, Ramush Haradinaj. Të gjithë shqiptarët kudo ku janë të vazhdojnë të bëjnë gjithçka (ligjore e demokratike) që është në dorën e tyre për ta liruar "pengun" e Shqiptarisë, mbrojtësin e së vërtetës dhe të drejtës për Kosovën dhe shqiptarët të çliruar dhe me të drejta të plota si çdo popull tjetër i botës demokratike. Ramushi "peng" në Colmar, Kosova peng i qeverisë së dialogut me Serbinë, nënshkrues dhe insistues për të falur tokë të Kosovës. Të bëjmë dy veprime, ta "çlirojmë" Ramushin nga pengmarrja dhe Kosovën nga pengmarrësit. Këto të dyja do të fillojnë nga nesër, ku besojmë që çështja Franca - Haradinaj do të marrë epilogun e drejtë. Franca nuk duhet të vazhdojë izolimin e ish - Kryeministrit Haradinaj. Një komb, një qëndrim! #RAMUSHI është KOSOVA #SHQIPETARËT me RAMUSHIN” (sic.), ka shkruar Lekaj. /Telegrafi/