LAJMI I FUNDIT:

Lekaj për bisedimet LVV-LDK: Kurti po injoron partnerët potencial, po tregon llastim politik

Lekaj për bisedimet LVV-LDK: Kurti po injoron partnerët potencial, po tregon llastim politik

Partia fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka arritur të bëjë një marrëveshje për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ani pse këto dy parti deri tani kanë zhvilluar një sërë takimesh.

Siç kanë deklaruar në media përfaqësuesit e LVV-së dhe LDK-së, këto parti kanë arritur pajtueshmëri për programin qeverisës, mirëpo bisedimet kanë ngecur tek ndarja e përgjegjësive dhe posteve.


E, gjithë kjo situatë po shihet shqetësuese nga deputetët e partive opozitare. 

Pal Lekaj deputet i zgjedhur i AAK-së, ka thënë për Telegrafin se kjo situatë po e rrezikon stabilitetin e vendit.

LVV nuk ia dërgon sot presidentit Thaçi emrin e mandatarit për kryeministër, por ditëve në vijim
Lexo po ashtu LVV nuk ia dërgon sot presidentit Thaçi emrin e mandatarit për kryeministër, por ditëve në vijim

“Konsideroj se kjo tregon një papjekuri politike të partisë fituese. Kështu si të papërgjegjshëm që po tregohen, po rrezikojnë stabilitetin e vendit, pikërisht në një kohë kur duhet të merren vendime të rëndësishme”, ka thënë Lekaj.

Lekaj gjithashtu kritikoi liderin e LVV-së, Albin Kurti.

“Kurti po sillet sikur të jetë fitues absolut i zgjedhjeve, duke i injoruar partnerët potencial, duke treguar një llastim politik”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori