LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Nuk kemi frikë nga ligji për konfiskimin e pasurisë, frikë të kenë ata që kanë keqpërdorur pozitat

Lekaj: Nuk kemi frikë nga ligji për konfiskimin e pasurisë, frikë të kenë ata që kanë keqpërdorur pozitat

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka thënë se ata kur kishin qenë në pushtet kanë votuar dhe ligje të cilat ishin jashtë kornizave të partisë së tij, kur ishin në pyetje interesat e qytetarëve.

Për Lekajn opozita nuk duhet të akuzohet në asnjë mënyrë për mos prezencën e deputetëve të saj, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“68 deputetë i ka koalicioni i qeverisjes dhe e gjithë përgjegjësia bie mbi ta”, është shprehur, Pal Lekaj në RTV Dukagjini.

Tutje ai ka folur dhe për dështimet për ta miratuar ligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, ku ka thënë se opozita nuk e ka për obligim që t’i bëjë kuorumin e Qeverisë por ajo duhet që ta bëjë vetë sepse është obligim i saj.

Dhe për të, ky ligji është me prapavijë politike dhe jo për të vendosur drejtësi.

“Askush nuk ka frikë nga ligji për konfiskimin e pasurisë”, ka thënë ai.

Lekaj ka treguar, se kujt duhet t’i konfiskohet pasuria.

“Të gjithë atyre që kanë shfrytëzuar pozita për tu pasuruar në kurriz të qytetarëve duhet që t’i konfiskohet pasuria”, ka theksuar ai.

“Frikë duhet të kenë ata që kanë keqpërdorur pozitat”, ka shtuar Lekaj.

Sipas, Lekajt, ata kanë sjellë një ligj Ad hoc në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pa i përfunduar debatet në Kuvendin e Kosovës dhe dëgjimet publike me qytetarë dhe shoqërinë civile.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori