Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka kërkuar nga LDK-ja që të distancohet nga mbajtja e Kuvendit të Forumit Rinor të LDK-së në ditën e Kërshëndellave.

Sa i përket polemikave të vazhdueshme me kryeministrin Mustafa, përmes rrjeteve sociale, lkaj ka thënë se ato nuk janë personale, por mbrojtje e parimeve dhe shtetit të Kosovës.


“Mustafa më shumë është hidhëruar pse e kam quajt bandit Gjuriqin”, tha Lekaj në emisionin “Rroum Roll” në TV Rrokum,

Lekaj ka thënë se i ka mbet hatri që është ‘sulmue’ nga Mustafa në ditën e Kërshëndellave.

Ndërsa thotë se “është e pakuptueshme që në ditën e Kërshëndellave të mbahet Kuvendi i Forumit Rinor të LDK-së, kur kjo parti thirret si pasuese e presidentit historik, Ibrahim Rugova. Për këtë, LDK duhet me kërkue falje”.

“Kryeministri Mustafa është lëshue në rrafsh personal e familjar me mua, andaj s’kam me ia falë këtë”, tha Lekaj. /Telegrafi/